E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 ligat më të forta në botë, Shqipëria në vendin e 65-të

Shqipëria ka kampionatin e 65-të më të fortë në botë, me 289 pikë, po aq sa Qipro. Përfundimi ka dalë nga Instituti i Statistikave dhe Historisë në Futboll, IFFHS, që ka listuar edhe 100 kampionatet maksimale më të forta në planet. Në krahasim me renditjen e vitit të kaluar, Kategoria Superiore ka rënë me 3 vende, pasi në vitin 2009 renditeshim në pozicionin e 62-të. Shqipëria vjen pas Irlandës (e 63-ta, 296 pikë) dhe Panamasë (e 64-ta, 294.5 pikë), duke lënë pas Singaporin (i 67-ti, 286.5 pikë). Nëse jemi shumë pas nivelit të disa kampionateve ballkanike, si ato të Turqisë (vendi i 10-të, 691.5 pikë), Greqisë (13/ 625.5 pikë), apo dhe Bullgarisë (35/385.5), Serbisë (36/383), Kroacisë (37/380) e Sllovenisë (38/370), gjithsesi, nuk duhet të trishtohemi pasi Maqedoninë e kemi lenë pas. Fqinjët tanë lindorë renditen në vendin e 79-të me 259 pikë, plot 14 vende pas kampionatit shqiptar, ndërkohë që kampionati i Bosnjës renditet në vendin e 100-të me 191.5 pikë, ndërsa ai i Malit të Zi nuk figuron fare në qindëshen e parë. Ajo që duhet theksohet është fakti, se nëse Kombëtarja renditet në vendin e 96-të me 336 pikë, pra diferenca midis përformancës së kampionatit shqiptar dhe asaj të Kombëtares është 31 vende. Në vend të parë ndodhet Anglia me 1187 pikë, e ndjekur nga Spanja (vendi i 2-të/ 1077 pikë) dhe Gjermania (3/1031). Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Brazili (4/ 941), Italia (5/920), Franca (6/899), Argjentina (7/838), Holanda (8/838), Ukraina (9/746.5) dhe Turqia (10/691.5).

2
janë kriteret kryesore në të cilat mbështeten specialistët e Institutit të Statistikave dhe Historisë në Futboll, lufta sportive gjatë sezonit futbollistik si dhe aktivizimi në ekipin kombëtar e sa më shumë lojtarëve nga kampionati vendas.

5
pozicione ka humbuar Superliga shqiptare nga renditja e mëparshme. Një vit më parë më parë kampionati ynë renditej ne vendin e 62-të, ndërsa për gjashtë-mujorin e dytë të këtij viti Kategoria Superiore pozicionohet në vendin e 65-të.

V Kampionatet Pikë
1. Anglia 1187
2. Spanja 1077
3. Gjermania 1031
4. Brazili 941
5. Italia 920
6. Franca 899
7. Argjentina 838
8. Holanda 799
9. Ukraina 746.5
10.Turqia 691.5
...........................
13.Greqia 625.5
..........................
35.Bullgaria 385.5
36.Serbia 383
37.Kroacia 380
38.Slovenia 370
.......................
63.Irlanda e Veriut 296
64.Panamaja 294.5
........................
65.Shqipëria 289
65.Qipro 289
67.Singapori 286.5
...........................
79.Maqedonia 259
100.Bosnja 191.5

6 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›