Gropa në rrugën e bregdetit
Investimi më i rëndësishëm për vitin 2009 për zonën e bregdetit, rruga nga Borshi në Shënvasil, vihet në vështirësi nga moti i keq. Në pothuajse 5 vende përgjatë saj janë shkaktuar çarje të asfaltit të ri, përveç shkarjeve të dherave nga lartësitë. Herë pas here, përgjatë kësaj rruge ka pasur rrëshqitje masive të dherave dhe shkëmbinjve, të cilat janë provokuar lehtësisht nga mungesa e masave mbrojtëse në skarpatin malor. Kjo ka sjellë shpesh probleme në qarkullimin rrugor, madje duke vënë në rrezik edhe jetë njerëzore. Reshjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë dhe probleme të tjera, siç janë gropat mbi asfalt.