E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kraja nënshkruan për Vllazninë

Elvis Kraja firmosi zyrtarisht me Vllazninë. Shkodrani 26-vjeçar luajti pjesën e parë me Skënderbeun (15 ndeshje), nënshkroi një kontratë 18 mujore me presidentin Valter Fushaj, me afat skadimi në qershor të vitit 2011. Për Krajën bëhet fjalë për një rikthim te klubi ku është formuar si futbollist. Në Shqipëri, përveç Vllaznisë, Kraja ka luajtur edhe me Besën, por në karrierën e tij është dhe Iraklis i Selanikut (Greqi) dhe Metalurg Zakarpatia (Ukrainë). Flamurtari zyrtarizoi blerjet e Gerhard Prognit (ish-Dinamo) dhe Elton Gramit (ish-Apolonia), ndërkohë që ka larguar shtatë lojtarë: Amarildo Belisha , Marjus Ngjela, Marko Bashiç, Flavio Junior, Darko Djukiç, Robert Alivizh dhe Besmir Arifaj.

Daçiç: “Klubet serbe të lidhura me krimin”

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Iviça Daçiç, pohoi se rreth gjysma e klubeve serbe të futbollit janë të lidhura me organizata kriminale. Lajmi jepet nga faqja austriake Kleinenzeitung.at, që nga ana e saj u referohet deklaratave të Daçiçit në gazetën e përditshme “Blic”, pas takimit me një nga presidentët e klubeve në Serbi. Ministri i Brendshëm përmendi se ekziston një “libër i bardhë” ku janë listuar emrat e presidentëve të dyshuar të klubeve, përfshirë dhe të atyre të vogla, por pa përmendur detaje.

6 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›