Përfaqësimi, Kosova me emër dhe nënshkrim
PRISHTINË- Përfundimisht Kosova do të paraqitet në aktivitetet ndërkombëtare vetëm me emër dhe një nënshkrim ku të përmendet Rezoluta 1244 dhe opininoi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
E përditshmja kosovare Koha Ditore, duke iu referuar burimeve nga Brukseli, shkruan se Serbia është pajtuar me këtë version dhe tani mbetet të pranojë pala kosovare .”
“Serbisë do t`i jepet statusi i kandidatit nëse arrihet marrëveshja ose nëse kjo marrëveshje dështon për faj të palës kosovare”, i ka thënë gazetës një diplomat evropian. Burimet në Bruksel kanë bërë të ditur se Gjermania ka mbetur e izoluar në kundërshtimin për t`i dhënë Serbisë statusin kandidat për anëtarësim në BE.
(m.a/News24/BalkanWeb)