Situata e akseve rrugore, bllokime në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë

Nisur nga përkeqësimi i motit në vend Policia Rrugore ka publikuar situatën e akseve rrugore në shkallë vendi, bazuar në informacionet më të fundit. Kështu në qarkun Kukës gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
1.aksi rrugor Morinë - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3.aksi B.Curri - Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4.aksi B.Curri - Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.aksi B.Curri - Valbonë i pa kalueshëm,
6.aksi Krumë - B. Curri i pa kalushëm,
7.aksi Krumë - Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8.aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm,
9.aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10.aksi Shëmri - Qafë Shllak i pakalueshëm,
11.aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë.Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve përpastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1.aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3.aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren i pakalueshëm,
4.aksi Krastë - Bulqizë i pakalueshëm,
5.aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6.aksi Peshkopi - Muhurr - Arras i pakalueshëm,
7.aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i pakalueshëm,
8.aksi Steblevë - Librazhd i pakalueshëm,
9.aksi Arras - Lurë i pakalueshëm
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1.aksi rrugor Shkodër - Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2.aksi rrugor Shkodër - Muriqan i kalueshëm me zinxhirë
3.aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi Qafë Çelë - Pukë - Fushë Arrës i pakalueshëm,
5.aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6.aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal i pakalueshëm,
7.aksi Koplik - Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8.aksi Koplik - Razëm i pakalueshëm,
9.akset Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre.
10.akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme,
11.aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
12.aksi Fushë Arrës - Iballë i pakalueshëm
Trashësia e borës nëzonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendje së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1.aksi Rubik - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2.aksi rrugor Mirditë - Shpal - Fushë Arrës i pakalueshëm,
3.në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore.
Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorjeve.
Në qarkun Tiranë:
1.në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2.në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1.aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1.aksi Elbasan - Qafë Krrabë i kalueshëm,
2.aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1.aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1.aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm,
2.aksi Korçë - Ersekë - Leskovik i pakalueshëm,
3.aksi Korçë - Goricë i pakalueshëm,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1.aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1.aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
1.në aksin rrugor Vlorë - Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Momentalisht ka reshje dëbore në Llogara. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.