Moti në vend, rinisin reshjet e dëborës

Reshjet e denduara të dëborës këtë mëngjes kanë izoluar dhjetëra komuna në veri dhe verilindje të vendit. Situata më shqetësuese është në Bulqizë dhe Peshkopi, ku akset kryesore që lidhin qytetet janë të bllokuara, ndërkohë që komunat kanë humbur lidhjen me njëra -tjetrën. Raportohet se trashësia e dëborës në këto qytet arrin 1.5 deri në 2 metra. Në anën tjetër policia e shtetit, prefekturat dhe emergjencat civile janë në gadishmëri të plotë për cdo rast emergjence.
Sipas policise aksi rrugor Peshkopi-Qafë -Buall kalohet vetëm me zinxhirë me shumë vështirësi. Borëpastrueset nuk arrijne të pastrojnë dëborën, pasi vijojnë të bien ende reshje të dendura. Akset nacionale Tiranë-Qafë Krrabë dhe Librazhd-Qafë Thanë kalohen me zinxhirë . Aksi nacional Korçë-Pogradec-Qafë Thanë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Vështirësohet situata edhe në Kukës nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, të cilat kanë arritur trashësine rreth 50 cm. Në qarkun e Kukësit të gjithë komunat dhe fshatrat janë të bllokuara dhe vijojnë reshjet e dëborës.