E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, problem situata në Veri. Temperaturat rriten, shi në gjithë vendin

TIRANE-Reshjet e dëborës deri në mbi një metër të 24 orëve të fundit kanë izoluar pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë bllokimin e akseve rrugore dhe vështirësi të tjera të shumta.

Sot paraqiten problematikë aksi Pukë-Shkodër dhe Pukë-Tiranë, i bllokuar tërësisht për shkak të borës.
Trashësia e borës në qytetin e Pukës ka arritur rerth 70 cm, ndërsa temperaturat kanë shënuar -16 Gradë Celsius.
Drejtoria e Arsimit të Pukës ka pezulluar për ditën e sotme mësimin në të gjitha shkollat.

Situate e njëjtë me Pukën paraqitet në Kukës. Dëbora ka arritur 80 cm trashësi në qytet ndërsa njoftohet se janë bllokuar të gjitha akset rurale dhe ndërurbane.
E kalueshme, por me zinxhirë është paraqitur situata nëMorinë-Kalimash, ndërsa i bllokuar është aksi Fushë Arrëz-Mirditë, pasi është prishur borëpastruesja.

Po kështu mësimi është pezulluar dhe në komunat e bllokuara të qarkut të Shkodrës. Rrugët nacionale momentalisht në këtë qark janë të kalueshme vetëm me një korsi.

Sa i përket qarkut të Dibrës, të gjtihë komunat janë të bllokuara nga bora që ka arritur rreth 1 metër.

Por, pritet që situata ditën e sotme të përmirësohet. Parashikimi i motit në BalkanWeb konfirmon se nga sot, dhe ditët në vijim temperaturat janë rritur me nga 8-9 gradë Celsius.
Vendi do të përfshihet nga reshje shiu që nuk do të pushojnë as në nisje të javës tjetër.
Në zonat e thella malore reshjet do të jenë dhe në formë bore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›