Tiranë, tentativë vrasjeje te ‘Komuna e Parisit’
Tiranë - Plagosen rëndë Aleksandër Goçaj dhe Megi Jokiçi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Komuna e Parisit rreth orës 21.30. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Dy të plagosurit gjenden në spital në gjendje të rëndë.
Objektivi i autorëve mësohet të ketë qenë Aleksandër Goçaj, 27 vjeç. Sipas burimeve të policisë Aleksandër Goçaj person me precedentë penal. Aleksandër Goçaj është plagosur në shpatull.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje.
Policia: Megi Jokiçi është plagosur aksidentalisht. Jokiçi ka qenë në një mjet tjetër ku edhe e ka kapur plumbi në nofull.
Njoftohet se ka vdekur në spital 25 vjeçarja Megi Jokiçi.
Megi Jokiçi ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak ndërsa mjekët janë përkujdesur ti shpëtojnë jetën për rreth 3 orë.
Jokiçi ka vdekur si pasojë e plagosjes me plumb në nofull rreth orës 00:20, megjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Lajmi konfirmohet për News 24 nga mjekët e spitalit dhe policia e Tiranës.
Megi Jokiçi ishte plagosur mbrëmjen e djeshme në ngjarjen te “Komuna e Parisit” ku u konsumua një tentative vrasje. Objekt i tentativës së vrasjes nuk ka qenë Jokiçi por një shtetas tjetër Aleksandër Goçaj edhe ai i plagosur rëndë.
(ar.si/BalkanWeb)