E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi i ri, ndryshon mënyra e regjistrimit të partive

TIRANE-PD-ja dhe PS-ja përmes një tjetër konsesusi të arritur mes tyre për reformën e re elektorale bien dakort të ndryshojnë afatet dhe kriteret e regjistrimit të partive dhe kandidatëve në zgjedhje. “Gazeta Shqiptare” e boton sot të plotë.

Sipas regjistrimit te ri parashikohet qe kandidatët s’mund të regjistrohen pa u dorëhequr nga posti.

Gjithashtu Komisioni i reformës zgjedhore do të përfshijë në Kodin e ri detyrimin që një në çdo 3 emra në listë të jetë femër. Gjatë diskutimeve në komisionin e reformës zgjedhore, përfaqësues nga Shoqatata e Grave kanë kërkuar zbatimin e këtij kriteri nga partitë politike, ose në të kundërt të penalizohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Gjithashtu, komisioni i reformës zgjedhore ndryshon edhe afatet dhe kriteret e regjistrimit të partive dhe kandidatëve në zgjedhje. Në kapitullin për regjistrimin e subjekteve politike, ekspertët detyrojnë partitë të regjistrohen në KQZ 60 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, nga 45 që ishte më parë. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›