E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së raport të ri për Kosovën. Situata në Veri, potencialisht e rrezikshme

02-02-2012 / Gazeta 55

Në dokumentin i cili më 8 shkurt do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit të KB së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon thekson se edhe pse tensionet janë ulur gjatë ditëve të fundit, mbetet ende shqetësues situata jo e qetë dhe rreziku i vazhdueshëm nga provokimet dhe rritjes së tensioneve ndëretnike në veri. Kjo situatë jo e qetë ndikon në dialogun Beograd – Prishtinë, ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së raportin më të ri për Kosovën. Ai ka shtuar se pozita status quo nuk mund të jetë rrugë drejt zgjidhjes së përhershme të problemit të Kosovës. Zhvillimet në veriun e Kosovës treguan se status quo-ja si mënyrë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës nuk mund të jetë zgjidhje e përhershme të problemit, por nevojitet vizion i fuqishëm se si të ecet përpara, dhe angazhim i përbashkët me bashkësinë ndërkombëtare.
Në raportin e ban Ki mun përfshin periudhën nga 16 tetori 2011 deri më 15 janar 2012.
“Shpresoj që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB së do të forcojnë mesazhet e UNMIK ut se është koha për guxim dhe pragmatizëm për arritjen e paqes së përhershme dhe stabilitetit”- citohet të ketë thënë kreu i OKB-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›