E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kanosi një shtetas, arrestohet

Vlorë - Ndalohet Novruz Shehu, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Zvërnec të rrethit të Vlorës. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 05 janar 2009 e pikërisht në orën 18:00, për motive pronësie, në fshatin Zvërnec ka kanosur me armë zjarri shtetasin I.SH. Nga kontrolli i bërë nga ana e bluve në banesën e shtetasit Novruz Shehu u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automatik model 56 dhe 350 fishekë. Ai akuzohet për “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›