E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëhelmohet 40-vjeçari

Durrës - Vetëhelmohet me fostoksinë një 40-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, në Shkozet. Të alarmuar familjarët kanë kërkuar ndihmën e fqinjëve me të cilët në gjendje kome e kanë transportuar kryefamiljarin drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Megjithë ndihmën e shpejtë që i është dhënë nga personeli mjekësor i këtij institucioni, 40-vjeçari nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndëve toksike që kishte gëlltitur dhe pas disa orësh ka vdekur. Mësohet se kanë qenë çaste depresive për shkak të varfërisë ekstreme ku jetonte që e kanë shtyrë që të gjente si rrugëzgjidhje vetëhelmimin. 40-vjeçari Selami Rexhepi kishte dy fëmijë dhe të shoqen.

Një ditë më parë, po në këtë lagje u gjet i varur shtetasi Xhevahir Vata, 32 vjeç, lindur në Tropojë. Burimet policore kanë bërë me dije se veprimet e para të kryera nga grupi hetimor si dhe nga këqyrja  e kufomës rezultoi se viktima Xhezair Vata ishte vetëvarur me litar. Sipas deklarimeve të familjarëve rezulton se viktima ishte i papunë, në kushte të rënda ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›