Policia, kontroll për gjobat e papaguara
Tiranë-Policia rrugore njofton se ka shtuar kontrollet duke nxjerrë më shumë efektiva në rrugë për të mbledhur gjobat e papaguara nga ana e drejtuesve të automjete.
Aksion ka nisur sot dhe konsiston edhe në ndëshkimin e atyre automjeteve të cilët nuk kanë dokumentacionin e plotë.
Policia rrugore e Tiranës përmes një komunikate për shtyp bën të ditur se aksioni ka filluar sot në mesditë dhe do të zgjasë për disa ditë. “Do bllokohen automjetet që nuk kanë shlyer gjobat, si dhe do të ndëshkohen ata që nuk kanë paguar taksat”, thuhet në njoftim.
Me dhjetëra punonjës dhe oficer të policisë rrugore kanë krijuar kordonë në të dyja anët e rrugës së Durrësit, në segmentin Doganë-Zogu i Zi. Veprimet e policisë rrugore kanë sjellë edhe rëndimin e qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, që konsiderohet nga artieriet kryesore të hyrjes në kryeqytet.