Bora, shembet çatia e një pallati në Martanesh, 28 persona në qiell të hapur
TIRANE - Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e dëborës vijon të sjellë probleme në qarkullim dhe si pasojë emergjenca të shumta shëndetësore. Prej 15 ditësh, të izoluara mbeten dhjetëra fshatra në veri të vendit, kryesisht në Tropojë, Has, Pukë, Kukës, Malësi e Madhe, Dibër dhe Mirditë.
Helikopterët nisën ditën e djeshme operacionet për dërgimin e ndihmave ushqimore në zonat e izoluara në veri të vendit. Por pilotët e Regjimentit të Farkës ishte e pamundur ulja e helikopterit në këto zona dhe e vetmja mënyrë për t’u ardhur në ndihmë personave të izoluar ishte hedhja e ndihmave nga ajri.
Aksi Pukë-Shkodër është hapur në një korsi dhe kalohet me zinxhirë por me mjaft vështirësi. Pavarësisht punës së borëpastruesve gjatë ditës se djeshme dhe gjatë natës, asnjë prej segmenteve nuk është hapur për shkak të trashësisë së madhe të borës dhe akullit.
Në Pukë raportohet se ka mungesë të ujit të pijshëm prej disa ditësh. Edhe në Kukës vijon e njëjta situatë, ku të gjitha komunat janë të izoluara.
Ndërkohë emergjencat shëndetësore vijojnë të shtohen. Në komunën Malzi të Kukësit, ku një grua shtatzënë është gati të lindë foshnjën e saj, ndërsa sipas krerëve vendore pritet dërgimi me helikopter drejt Tiranës. Ndërkohë ka patur dhe raste të tjera emergjencash shëndetësore, por që janë zgjidhur mes banorëve.
Ndërsa në Valbonë të Tropojës vijon mungesa e energjisë elektrike prej 5 ditësh tashmë. Në Malësinë e Madhe, gjendja në Vermosh dhe Dukagjin mbetet e njëjtë, me qindra banorë të izoluar në mes të dëborës, ku trashësia arrin dhe deri në 3 metra.
Në Dibër situata vijon të përkeqësohet, pasi kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat kanë rënë deri në minus 16 gradë celsius.
Krerët e komunave bëjnë apel për rezerva ushqimore. Në Mirditë komuna Selit, Fan dhe fshatrat përreth janë të izoluara, ndërsa disa akse janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Mësimi është i pezulluar që prej datës 1 shkurt. Në Rrëshen temperatura minimale e regjistruar mëngjesin e sotëm është minus 7 grade.
Probleme dhe në Librazhd, ku raportohet se disa komuna nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër, pasi rrugët janë tërësisht të bllokuara nga bora. Reshje bore dhe në qarkun e Korçës, ku ende nuk ka probleme në akset nacionale, ndërsa është i bllokuar aksi Korçë-Dardhë prej 6 ditësh. Korçë-Voskopojë kalohet me zinxhirë.
Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Lekasit, e cila është e izoluar prej 3 javësh.Reshjet e borës kanë vijuar gjatë natës dhe në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, duke izoluar komunat më të thella malore. Akset drejt këtyre komunave janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Po kështu dhe aksi Qafë Muzine-Jorgucat dhe Qafa e Llogorasë për shkak të reshjeve të borës.
Shembet catia e një pallati 3-katësh në Martanesh
Shembet çatia e një pallati 3-katësh në Martanesh, prej sasisë së madhe të dëborës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërkohë që nuk raportohet për viktima, as të plagosur. Megjithatë 4 familje që jetonin në këtë pallat, ose 28 persona gjithsej kanë mbetur në qiell të hapur.
MPPT informon për akset rrugore në vend
Rrethi Peshkopi
Rr.Ura e Topojanit – Peshkopi (Qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë, në vazhdim me dy kalime me vështirësi me zinxhirë deri në Peshkopi)
Rr.Maqellarë – Bllatë (E kalueshme me zinxhirë, me dy kalime
Rr.Peshkopi-Muhur- Qafë Draj- Deri në Zall-Dardhë me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar.)
Rrethi Bulqizë
Rr.Qafë Bualli - Ura e Topojanit (me një kalim me zinxhirë)
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) – Steblevë (E bllokuar, po punohet kanë arritur deri në Ziçisht me zinxhirë.)
Rr.Qafë Bualli - Krastë (Me një kalim me zinxhirë.)
Rrethi Mat
Rr.Skuraj - Burrel - Qafë Bualli (Deri në Qafë të Buallit, pa zinxhirë, pjesa në vazhdim me zinxhirë.)
Rr.K/Rrugë Kombëtare – Ulëz (Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, pa probleme)
Rrethi Vlorë
Rr.Vlorë – Borsh (Në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme me zinxhirë.)
Rrethi Gjirokastër
Rr.K/Jorgucat – Muzinë (qarkullimi me zinxhirë)
Rrethi Korçë
Rr.Libonik - Lozhanë – Grabovë (deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë pjesa në vazhdim pa probleme.)
Rr.K/Boboshticë – Dardhë (nga km (4 - 13) me zinxhirë nga km (13 - 14) i bllokuar.)
Rr.K/Zëmblak - Goricë – Doganë (me përjashtim të Qafës së Zvezdës (2 km) qarkullim me zinxhirë, pjesa tjetër pa zinxhirë.)
Rr.Korçë – Voskopojë (deri në Gjenomadh pa zinxhirë, pjesa tjetër me zinxhirë (8 km) me një kalim me xhepa ndërrimi)
Rrethi Pogradecit S'ka probleme
Rrethi Kolonjë
Rr. Qafë Qarri - Ersekë – Leskovik (Qarkullohet me zinxhirë vetëm 5 km në Qafë Qarri dhe në një seg. në Gërmenj 6 km, pjesa tjetër pa probleme.)
Rrethi Kukës
Rr.Kukës - Qafë Shllak (Deri në ShënMëri është hapur qarkullimi me zinxhirë, po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak.)
Rr.Kukës - Krumë (qarkullimi me zinxhirë.)
Rr.Kukës - Draj Reç (Peshkopi) (deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës.)
Rr.Kukës – Shishtavec (deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar. Trashësia e borës 2.2 m.)
Rrethi Has
Rr.Krumë - Qafë Prush (qarkullimi me zinxhirë)
Rr.Kam – Krumë (qarkullimi me zinxhirë)
Rrethi Tropojë
Rr.B.Curri - Kam (e bllokuar në Qafë Luzhë, po punohet për hapjen e rrugës.)
Rr.B.Curri - Fierzë (e kalueshme me zinxhirë.)
Rr.B.Curri - Sopot - Qafë Morinë (e kalueshme lirisht me zinxhirë)
Dalje Tuneli Kalimash - dogana Morinë (e kalueshme pjesërisht me zinxhirë (80 % pa zinxhirë dhe 20 % me zinxhirë)
Rrethi Shkodër
Rr.D/Laç - Koman (qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë.)
Rr.Ura e Bunës - Shirokë (e kalueshme me nje korsi pasi punohet per Ujësjellës kanalizimet pa zinxhirë)
Rrethi Malësi e Madhe
Rr.K/Shkodër - Hani Hotit (Aksi në ndërtim, e kalueshme pa zinxhirë)
Rr.K/Dedaj – Razëm (e kalueshme me zinxhirë.)
Rr.K/Koplik – Bogë (e kalueshme me zinxhirë.)
Rrethi Pukë
Rr.Q/Qelë – Pukë (Rruga e kalueshme me zinxhirë.)
Pukë - F.Arrëz - Qafë Mali (Pukë deri në Komunën Rrape e bllokuar (punohet me nje fadromë dhe një traktor me zinxhirë), pjesa deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë, pastaj deri tek klubi "Bora" + 2 km e hapur me zinxhirë po punohet për hapjen e pjesës tjetër.)
Rr.Qafë Mali - Qafë Shllak (Rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.)
Rr. Qafë Mali – Fierzë (Rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.)
Rr.K/Hadroj - Q.Bene (E kalueshme me zinxhirë.)
Rrethi Lezhë
Rr.Laç – Skurraj (pa probleme)
K/Milot - Hyrje Tuneli Thirrë (Milot - Rrëshen qarkullimi pa zinxhirë, Rrëshen - Kalimash pjesërisht me zinxhirë.)
Rrethi Elbasan
Rr.Elbasan - Kaçolitë (Krrabë) (Qarkullimi nga km 29 për në Elbasan kryhet pa zinxhirë. )
Fushë Labinot - Monument Bizë (Rruga e kalueshme deri në Fushë Reps, pjesa tjetër deri në Kollogjesh e bllokuar, po punohet per hapjen e rrugës.)
Rrethi Librazhd
Rr.Xibrakë - Qafë Thanë (pa probleme)
Rr.Librazhd - Steblevë (E gjithë rruga është hapur deri në Fushë Studë, pjesa deri në Steblevë e bllokuar, po punohet.)
Rrethi Gramsh (S'ka probleme)
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bora, Topalli në Shkodër: Po bëhet një punë heroike Moti i keq, pa energji Kukësi, Hasi, Kruma dhe Kalimashi Bora, Presidenti kërkon evakuimin e familjes së rrezikuar PS ndan ndihma në Librazhd, Rama: Asnjë këmbë shteti! Olli: 1.6 tonë ushqime në komunat e bllokuara Tiranë, nisin reshjet e borës VIDEO: NEWS24 ndjek nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave VIDEO: Moti për sot 15 shkurt