Tiranë, dëmtohet makina e deputetit të PS Marko Bello
TIRANË- Dëmtohet makina e deputetit socialist Marko Bello. Policia e Tiranës bën me dije se makina e Bellos me targa TR 0402, është dëmtuar në garazhin e pallatit të tij.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Komuna e Parisit në kryeqytet. Automjeti i Bellos mësohet i është thyer xhami i pasëm, ndërkohë që autorët janë larguar pasi i kanë grabitur edhe disa sende personale.
Autorët kanë përdor të njëjtin mekanizem dhe me dy automjete të tjera të parkuara në të njëjtin vend. Burime të Policisë Tiranë bëjnë me dije se në të tre automjetet janë arritur të merren telefona, aksesore dhe të gjitha sendet personale të pronarëve të automjeteve.
Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë kallëzim pasi i është thyer xhami i pasëm i makinës. Polica menjëherë pas njoftimit ka nisur hetimet, nëse incidenti ka lidhje me deyrën që mban Bello apo është një grabitje rastësore.
(el.me/BalkanWeb)