E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Objektiv madhor shpetimi i jeteve dhe hapja e rrugeve

Kryeministri Sali Berisha mbledh komitetin ndërministror për situatën e krijuar nga bora në veri të vendit dhe për të caktuar detyrat në ditët në vijim. Në fjalën e tij kryeministri paraqiti një ekspoze të gjendjes së krijuar në vend duke theksuar se qeveria ka përballuar me sukses situatën e vështirë të krijuar në vend, ndërsda nënvizoi se nga moti i keq që ka përfshirë Europën regjistrohen mbi 620 viktima ndërsa bora ka bllokuar trafikun në vendet evropiane.
“Sot ka qenë një ditë më e qetë se dje, kam ndjekur operacionet në zonat e fatkeqësisë natyrore nga Korça në Vermosh. Ministri Nishani ishte në Korçë dhe Pogradec, Ministri Olldashi ishte në Kukës, ndërsa Haxhinasto ishte në Pukë. Të gjithë anëtarët e komitetit janë shpërndarë në zona në mënyrë që të bashkërendojnë veprimet e ndërrmarra në të gjithë territorin”- theksoi kryeministri Berisha
Sipas kryeministrit objektivi i parë më madhor i qeverisë është shpëtimi i jetëve njerëzore, ndërsa si objektiv të dytë Berisha renditi hapjen e rrugëve të bllokuara.
“Qëllimi i parë dhe më kryesori tha ai është shpëtimi i jetëve njerëzore, ky është objektivi i parë më madhor i qeverisë. Vetëm sot me helikopterët e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe mjete të tjera rrethanore janë transportuar një numër jo i vogël të sëmurësh mbi 10 jetë janë shpëtuar. Objektivi i dytë madhor është hapja e rrugëve të bllokuara në vend ku është punuar intensivisht për hapjen e të gjitha akseve rrugore” –tha ai.
Ky proces ka vijuar me seriozitetin më të madh dhe duhet të vazhdojë me vendosmërinë më të madhe-theksoi Berisha dhe ushtria ka përgatitur të stacionojë nga aeroporti i Kukësit shpërndarjen e ndihmave duke bërë një numër të madh fluturimesh drejt fshatrave të bllokuara, ndërsa Komiteti po e ndjek me vëmendjen më të madhe situatën në vend.
Gjithashtu kryeministri falënderoi median për pasqyrimin që po i bën situatës së emergjencës së krijuar, ndërsa lëshoi akuza ndaj kreut të opozitës se po ëprpiqet të përfitojë politikisht nga kjo fatkeqësi natyrore.
“Rama bën ciu ciu, i vetmi që bën korbin dhe përpiqesh të përfitosh politikisht nga një situatë e tillë. Rama pasion të përdhosë të vdekurit” –iu drejtua kryeministri shefit të opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›