E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Mekshiqi pergenjeshtron PS-ne

Familjarët e gruas 86-vjeçare nga Margegaj i Tropojës që ndërroi jetë ditën e premte kërkojnë që fatkeqësia e tyre të mos përdoret për propagandë politike. Ata hodhën poshtë deklaratat e opozitës sipas të cilave e moshuara ka mbetur katër ditë pa u varrosur.
Familja Mekshiqi e quan papërgjegjshmëri përdorimin e fatkeqësisë së tyre nga Partia Socialiste duke thënë së përmes propagandës kjo parti nuk fiton elektorat por e humb atë.
E moshuara Sose Mekshiqi ndërroi jetë të premten me 10 shkurt në fshatin Margegaj dhe sipas familjareve ajo është përcjellë në banesën e fundit të shtunën në darke nga të afërmit dhe bashkëfshatarët sipas të gjitha riteve të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›