Sfida e krizës, INSTAT: Rritja ekonomike 2.6 %
Tiranë- Rritja ekonomike e Shqipërisë në tre mujorin e tretë të viti 2011, sipas Institutit të Statistikave është 2.6 përqind. Ky rezulati është më i lartë se një tre mujor më parë të këtij viti.
Sipas të dhënave kontributin më të madh në rritjen ekonomike e ka dhënë tregtia dhe transporti. Rritje, sipas llogaritjeve të INSTAT e ka patur edhe degë të tjera të ekonomisë si bujqësia dhe industria, ndërsa dega e post-telekomunikacionit ka shënuar sërish rënie gjatë kësaj periudhe.
Shifrat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë, ekonomia, edhe pse ka vazhduar të rritet me ritme të ulëta, ka patur një ecuri më të mirë se sa një tremujor më parë, kur u rrit me vetëm 0.5 për qind. Ashtu si në tremujorin e dytë, edhe këtë herë INSTAT e vonoi sërish publikimin e rezultatit të të dhënave për prodhimin e përgjithshëm kombëtar, një fenomen që po ndeshet shpesh kohët e fundit me disa tregues të rëndësishëm të ekonomisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Rritja ekonomike, FMN: 2012- ta vetëm 0,5% Tiranë – Fondi Monetar Ndërkombëtar nëpërmjet parashikimeve ekonomike ka treguar...
- Rritja ekonomike, BB: Shqipëria mbeti pas Kosovës dhe Maqedonisë Tiranë- Shqipëria ka zbritur në rënditjen e Bankës Botërore sa...
- Borxhi kercenohet nga rritja ekonomike Tiranë – Borxhi i qeverise përballet këtë vit me tre...