E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, Topalli në Shkodër: Po bëhet një punë heroike

SHKODER- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në Shkodër, në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile ku u njoh me detaje mbi situatën e krijuar në zonat e bllokuara prej reshjeve të shumta të dëborës.

“Kjo situatë nuk ka ndodhur prej dekadash. Po bëhet një punë heroike! Beteja me motin është betejë komplekse, e paparashikueshme, e pazakonshme, por ne do të jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar këdo që ka nevojë!”

Në mënyrë të veçantë, Kryetarja Topalli theksoi se po bëhet një punë heroike e njësive vendore, komunave, komisioneve të emergjencave për t’u dhënë zgjidhje problemeve të krijuara nga sasia e madhe e dëborës që ka bllokuar këto zona.
“Kjo është një betejë me motin, një betejë me temperaturën e ulta. Dua të theksoj se në çdo dy orë ka komunikimin me Komitetin Ndërministror për situatën” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›