Borchard: Partite, dialog konstruktiv

Gjermania, nje nder vendet me te fuqishme te Bashkimit Evropian i konsideron zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi, si zgjedhje qe kane kaluar permes progresit dhe problemeve. Ambasadori Gjerman ne vendin tone, Bernd Borchardt, tha dje se zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, shenuan progres dhe probleme. Ne nje interviste per Televizionin Kombetar, Klan, Borchardt u shpreh se nevojitet dialog politik per te permiresuar ato verejtje te bera ne raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet parlamentare. Duke shtuar se nevojitet shumice e cilesuar votash ne Kuvend edhe per reforma te tjera te rendesishme si ajo ne sistemin e drejtesise. Sipas tij, vendi i debatit eshte Kuvendi, duke i sugjeruar keshtu indirekt opozites socialiste te marre pjese ne te. Nga ana tjeter, Borchardt perseriti mbeshtetjen e Gjermanise per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, si dhe theksoi se shume shpejt, vendet e BE-se, do te shqyrtojne raportin e OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet ne Shqiperi dhe do te marre nje vendim per kerkesen e bere per marrjen e statusit te vendit kandidat.
Zoti Borchardt, si e vleresoni raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit?
Raporti i vezhguesve te OSBE/ODIHR, ka treguar progresin e bere, por edhe problemet e mbetura pa zgjidhje ne keto zgjedhje. Ne raport tregohet qe Shqiperia ende nuk i ka permbushur te gjitha standardet. Ne raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR-it, procesi zgjedhor ne Shqiperi dhe vleresimi i tij, quhet i perfunduar. Tashme eshte e rendesishme te shihet perpara dhe te zgjidhen problemet e permendura ne Raport, ne lidhje me ligjin per zgjedhjet dhe organizimin e tyre, qe sikurse e ka formuluar edhe ODIHR-i, kane zbehur progresin. Si vend anetar ne Bashkimin Evropian, ne dhe partneret tane i kemi vene theksin politizimit. Per shembull ne procesin e numerimit, por edhe shkeljeve te rekomandimeve te OSBE-se qe Shqiperia ka marre persiper te realizoje ne menyre te vecante gjate fushates elektorale. Une e konsideroj vecanerisht si te rendesishme qe procesi i numerimit te votave te optimizohet ne menyre te tille, qe vezhguesit e zgjedhjeve te ardhshme, te mos duhet te konstatojne serish qe ne 1/3 te qendrave te numerimit te votave, procesi eshte kryer keq ose shume keq dhe qe duhet te percaktohen rregulla me te mira, per zhvillimin e fushates elektorale.
Cfare do te rekomandonit ne lidhje me zgjedhjet parlamentare?
Ne se bashku me partneret tane te Bashkimit Evropian, u kemi rekomanduar partive politike ne Shqiperi, nje dialog politik konstruktiv. Vetem keshtu mund te zgjidhen problemet e identifikuara ne raportin e OSBE/ODIHR. Per ndryshimin e ligjit te zgjedhjeve, nevojitet shumica e cilesuar ne Parlament. Kjo vlen edhe per fusha te tjera te rendesishme, per te cilat BE pret reforma te metejshme nga Shqiperia, si per shembull reforma ne drejtesi.
Si e vleresoni bojkotin e Partise Socialiste ne Kuvend dhe kushtet e vena per marre pjese ne te?
Ne deklaraten e bere pak kohe me pare kryeministri Sali Berisha, ka thene se nuk do te mund te pranoje asnje kerkese te opozites, qe eshte ne kundershtim me ligjin. Kjo eshte normale. Por nuk do te thote se te gjitha kerkesat e opozites, jane ne kundershtim me ligjin. Per shembull, kerkesa per ndryshimin e perberjes se KKRT-se apo te drejtimit te Radio Televizionit Shqiptar, me siguri nuk eshte nje kerkese politike antiligjore. Krahas kesaj, perputhshmeria me ligjin e lirimit te perkohshem te perfolur te burgosurve, eshte duke u verifikuar. Ky do te ishte nje proces normal, nese do te kishte udhezime te mjaftueshme, per nje vendimmarrje te gabuar te organeve kompetente.
Kur do te shqyrtohet kerkesa e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian?
Pranimi i Shqiperise ne BE, eshte nje ceshtje e rendesishme strategjike per te dy vendet tona. Gjermania mbeshtet fuqishem integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Vec kesaj, shtrohet edhe pyetja se kur do te trajtohet prej ministrave te Jashtem te vendeve te BE-se, aplikimi i Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ne kete drejtim, ne dhe anetare te tjere te BE-se, jemi shprehur se kjo do te trajtohet vetem pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare dhe pasi te jete bere i njohur vleresimi procesit nga OSBE/ODIHR per to. Ky raport u publikua ne mbremjen e14 shtatorit, ne te njejten kohe ishte duke u zhvilluar mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave te jashtem te BE. Per pasoje, ne do diskutojme tani raportin e ODIHR-it me partneret tane dhe do te marrim vendimin perkates ne lidhje me kerkesen per statusin e vendit kandidat.