E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti i Juventusit, forma e jashtëzakonshme e Xhixhi Bufon

Një gol në katër ndeshje, Juventusi është kthyer në kohët e arta. Në kohën kur skuadra torineze dominonte Serinë A dhe fitonte falë mbrojtjes solide. Protagonisti absolut i bardhezinjve është padyshim Xhixhi Bufon, i cili duket se i ka vënë "drynin" portës dhe i siguroi skuadrës së Cciro Ferrarës tri pikët e radhës. Në fitoren e së shtunës me Livornon, 31-vjeccari ishte i jashtëzakonshëm: ka pritur ccdo top që kalonte në zonë, duke i dhënë siguri mbrojtjes, që në disa momente i lejoi hapësira kundërshtarëve, madje edhe në deklaratat pas ndeshjes, ku ngushëlloi familjet e ushtarëve të vrarë në Kabul. Një numër 1 në të gjitha drejtimet. "Dëshiroj të ngushëlloj familjarët e viktimave të atentatit në Afganistan. Jam krenar për punën që ata kanë bërë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për të kthyer paqen në një vend problematik", ishte dedikimi special i Bufon. Më tej, duke folur për ndeshjen ai shtoi: "Po kaloj një moment të bukur dhe synoj të vazhdoj në këtë rrugë. Besoj se gjithmonë duhet dhënë maksimumi për të qëndruar në krye. është një ndjesi e veccantë, pasi prej gjashtë-shtatë muajsh kam pasur probleme fizike dhe ccdo ditë kam luftuar me dhimbjet. Edhe në kohën kur kisha shumë dëshirë që të luaja dhe të jepja gjithccka për ekipin, kufizohesha prej gjendjes shëndetësore. Më duhet të theksoj se gjatë atyre momenteve të vështira nuk më kanë pëlqyer kritikat në adresën time".

Bufon është sërish portieri më i mirë në botë, e së bashku me të, edhe Juventusi ka marrë pamjen e një skuadra të madhe. Në stadiumin "Olimpik", bardhezinjtë vuajtën për të mposhtur Livornon. Pavarësisht ngarkesës fizike pas sfidës së mesjavës në Champions dhe mungesës së shtatë titullarëve, "Zonja e Vjetër" arriti të merrte maksimumin nga kjo sfidë. Gjatë javës së kaluar, Ferrara ka studiuar të gjitha opsionet për të luajtur pa Diegon. Mesfushori brazilian ishte lojtari kryesor i skuadrës, por edhe pa të, Juve funksionon: gjashtë pikë në fushën e Lacios dhe më pas me Livornon. Sfida e ardhshme me Xhenoan do të shërbejë si testi për të vlerësuar potencialin e vërtetë të bardhezinjve. Ndërkohë, mjaft domëthënëse janë shifrat në repartin difensiv, më saktësisht në portë. I vetmi që ka arritur të shënojë në rrjetën e mbrojtur nga Bufon (duke përjashtuar golin në pozicion jashtë loje të Bordosë në Champions) ka qenë De Rosi. Një pikënisje e mirë, duke pasur parasysh se në Serinë A titujt fitohen me mbrojtje. Në këtë rast, mbrojtja më e mirë e Juventusit ka emrin Xhanluixhi Bufon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›