E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tapite, verifikimi ne Kushtetuese

Rozeta Rapushi

Gjykata Kushtetuese, nis sot shqyrtimin e ankeses se Avokatit te Popullit, kunder zbatimit te ligjit per "Vleresimin e krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore". Kur eshte mbushur plot nje vit, nga zbatimi i ketij ligji, i cili ka per synim verifikimin e cdo titulli pronesie te dhene per tokat bujqesore, Kushtetuesja hap procesin, per te vleresuar nese ligji eshte ne perputhje me Kushtetuten e vendit, apo jo. Eshte Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ai i cili ka dorezuar ne Kushtetuese ankesen se nje ligj i tille eshte antikushtetues. Dobjani kerkon qe gjykata te shprehet per kete ligj, qe ky institucion e vlereson si antikushtetues. Po keshtu, Avokati i Popullit, kerkon qe te shpallet si antikushtetues edhe nje vendim i dhene nga Keshilli i Ministrave, ne lidhje me kete ligj. Vendim i cili percakton menyren e funksionimit, detyrat dhe pergjegjesite e strukturave shteterore te ngarkuara per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore. Deri ne marrjen e nje vendimi nga Kushtetuesja, institucioni i Avokatit te Popullit, propozon edhe pezullimin e zbatimit te ligjit, qe sipas Dobjanit, eshte antikushtetues. Anetaret e Gjykates Kushtetuese, ne baze te procedures, do te degjojne sot paradite, pretendimet e institucionit te Avokatit te Popullit, pse ky ligj duhet te shpallet antikushtetues si dhe argumentet per pezullimin. Nderkohe qe do te degjoje edhe sqarimin mbi ligjin ne fuqi, te perfaqesuesve te Kuvendit, si dhe te qeverise. Ligji per verifikimin e dhenies se te gjithe titujve te pronesise per tokat bujqesore, nisi te zbatohet ne shtator te vitit qe shkoi. Ky ligj, ka per synim, verifikimin nje me nje te te gjithe titujve te pronesise se dhene per tokat bujqesore nder vite per te vertetuar nese jane dhene apo jo ne perputhje me ligjet ne fuqi, apo jane marre ne menyre abuzive. Verifikimi i tyre, po kryhet nga nje komision i posacem i quajtur "Komisioni Vendor i Vleresimit", qe do te kryeje verifikimin e titujve te pronesise, per tokat bujqesore ne te gjithe vendin. Ne rast se gjate verifikimit do te vertetohet se titujt jane marre ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoje poseduesit te tokes qe ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij ligji ajo do t'ju merret. Kjo procedure parashikohet te kryhet brenda nje periudhe 3-vjecare. Miratimi i ketij ligji, u kundershtua ashper edhe nga opozita socialiste ne ate kohe. Edhe socialistet, e cilesuan kete ligj, antikushtetues dhe se do te rrise konfliktet per pronat ne vend.

Pronaret dhe PS kunder ligjit: Sjell konflikte sociale

Shoqatat e pronareve dhe Partia Socialiste, kundershtuan ashper qe ne fillim nisjen e procedurave per miratimin e nje ligji, qe do te verifikoje dhenien e titujve te pronesise per tokat bujqesore. Sipas Partise Socialiste, nje ligj i tille, do te sjelle konflikte sociale ne vend. Per kete arsye, PS nuk mori pjese ne votimin e bere per ligjin ne seance plenare. Madje premtoi se do ta ankimoje edhe ne Gjykate Kushtetuese, edhe per arsyen se ne ligj prefekti merr kompetenca per te hequr titujt e pronesise. Kompetenca qe PS i cilesoi antikushtetuese. Kunder ligjit, u shprehen edhe pronaret. Shoqata "Pronesim me Drejtesi", u shpreh se verifikimi i titujve te pronesise, eshte i nevojshem te kryhet, por vetem ne rastet kur vihen re abuzime. Pronaret e ligjshem te tokave, u shprehen kunder verifikimit te cdo titulli te dhene, pasi nje proces i tille sipas tyre do te sillte pakenaqesi te medha. Nga ana tjeter, pronaret u shprehen edhe mosbesues se nje ligj i tille do te funksionoje si duhet dhe do te zbatohet. Kritikat e te dy paleve vijuan pavaresisht sqarimeve qe dha ne ate kohe Ministri i Jashtem, Jemin Gjana, i cili theksoi se ligji nuk do te preke ato tituj pronesie qe jane dhene ne baze te ligjeve ne fuqi. Sipas Gjanes, titujt e pronesise do tju merren vetem atyre qe i kane marre ne kundershtim me ligjin dhe kane perfituar me dhjetera hektare ne menyre te padrejte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›