E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne Korce, PS llogari Rames

Perballja ne turin elektoral per zgjedhjet mbi kryetarin e Partise Socialiste, midis Edi Rames dhe Maqo Lakrorin, eshte shoqeruar me debate te shumta dhe akuza te ndersjella. Vazhdimi i fushates pati si ndalesen e radhes, qytetin e Korces, ku kandidatet per kreun e PS kane zhvilluar pasditen e djeshme, nje takim te zgjeruar me bazen socialiste. Ne fjalen e tij, Lakrori eshte ndalur ne nevojen per ndryshime ne statutin dhe ne programin e PS. Kjo gje sipas tij do te garantojne fitoren ne zgjedhjet me te aferta, qe jane ato lokale, te cilat do te mbahen pas dy vitesh . Ndersa kreu socialist ne detyre, Edi Rama, eshte ndalur serish ne zgjedhjet e 28 qershorit,duke i cilesuar ato si te manipuluara dhe qe deformuan vullnetin e shqiptareve. Ai ka shprehur vendosmerine, qe grupi i deputeteve socialiste te mos hyje ne Parlament. Parlamentin e dale nga keto zgjedhje, Rama e ka cilesuar si ilegjitim, derisa te zbardhet e verteta qe ndodhet e fshehur ne kutite e 28 qershorit. Ndersa kreu socialist ishte duke mbajtur fjalen e tij para anetaresise, nje grup aktivistesh te levizjes "Mjaft", jane mbledhur para teatrit Cajupi, ku po mbahej takimi dhe kane ngjitur ne dyert e jashtme te nderteses parulla kunder Rames. Ku shkruhej: "Rama COHU, ik" dhe "Rama percau te majten". Por, stafi i kreut socialist eshte kujdesur t'i heqe keto parulla, brenda pak minutash. Pas prezantimit te platformes dhe objektivave qe PS do te duhet te realizoje ne te ardhmen, Rama iu eshte pergjigjur pyetjeve te socialisteve korcare, te cilet kane vazhduar pyetjet per me teper se 90 minuta. Sic ka ndodhur edhe ne perballjet e tjera, edhe kete radhe debatet jane bere duke nxjerre si fillim te gjitha kamerat dhe gazetaret nga salla. Shumica e pyetjeve kishin te benin me arsyet e humbjes se PS ne zgjedhjet e 28 qershorit, qendrimin jashte Parlamentit si dhe marredheniet e kryetarit socialist me ata qe njihen si kundershtaret e tij, por edhe me partite e tjera te majta. Pyetjes se nje anetari te kryesise lokale se "a do te hyje grupi i deputeteve socialiste ne Parlament, nese kete do ta rekomandonin SHBA", Rama iu pergjigj, se "hyrja ne Parlament eshte e kushtezuar nga zbardhja e se vertetes se zgjedhjeve te 28 qershorit". "Qendrimi i PS eshte i njejte me vleresimin qe ka bere OSBE-ODIHR per zgjedhjet, ku thuhet qarte se ne nje numer te madh qendrash votimi, numerimi i votave ka qene i keq ose shume i keq", u shpreh ai. Sipas Rames, deyre e tyre eshte qe mbrojne vullnetin dhe voten e shqiptareve dhe te mos lejojne, qe manipulimi qe u be me 28 qershor, te perseritet edhe ne zgjedhjet qe do te vijne. Debati ka vazhduar i ashper, kur nje tjeter anetar i kryesise e ka pyetur Ramen se "perse deklaron qe zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan dhe u vodhen, kur te gjithe anetaret e KQZ certifikuan ne unanimitet te plote rezultatin e zgjedhjeve". Kryesocialisti ne detyre u pergjigj se "rezultati i zgjedhjeve te qershorit ishte ai qe diktoi dhe vendosi pushteti, pavaresisht se si votuan shqiptaret". Kur socialisti qe beri kete pyetje i ka kerkuar Rames qe t'i jepte nje pergjigje te drejtperdrejte, lideri i opozites i ka thene se "jam ketu per t'ju pergjigjur pyetjeve dhe jo per te shkolluar ate". "Nese nuk e kuptove pergjigjen, atehere pyet ata qe e kane kuptuar", vijoi me tej kreu socialist. Rama i ka dhene pergjigje edhe pyetjes se "perse nuk ishin ne kete takim edhe deputetet e tjere te Korces dhe zoti Blushi". Lideri ne detyre i selise roze u tregua i kujdesshem duke u shprehur se zoti "Majko nuk ndodhej ne kete takim per nje arsye familjare". "Per sa i perket Blushit, une durova nje vit, per te thene nje fjale te keqe per Ilir Meten dhe askush te mos prese se do te them dicka te tille per Blushin, qe eshte nje pjese e rendesishme e historise se PS", perfundoi fjalen e tij, Edi Rama. Atij i jane drejtuar edhe pyetje te tjera ne lidhje me strategjine qe do te ndjeke PS per tu kthyer ne pushtet.

Batutat ne takimin e Korces

Socialist: A do te hyje grupi i deputeteve socialiste ne Parlament, nese kete do ta rekomandonin SHBA?

Rama: Hyrja ne Parlament eshte e kushtezuar nga zbardhja e se vertetes se zgjedhjeve te 28 qershorit.

Socialist: Perse deklaroni qe zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan dhe u vodhen, kur te gjithe anetaret e KQZ certifikuan ne unanimitet te plote rezultatin e zgjedhjeve?

Rama: Rezultati i zgjedhjeve te qershorit ishte ai qe diktoi dhe vendosi pushteti, pavaresisht se si votuan shqiptaret.

Socialisti: Ju lutem me jepni nje pergjigje te drejtperdrejte.

Rama : Jam ketu per t'ju pergjigjur pyetjeve dhe jo per te te shkolluar ty. Nese nuk e kuptove pergjigjen, atehere pyet ata qe e kane kuptuar.

Socialist: Perse nuk jane te pranishem deputetet e tjere te Korces dhe Blushi?

Rama: Majko nuk ndodhet ne kete takim per nje arsye familjare. Per sa i perket Blushit, une durova nje vit, per te thene nje fjale te keqe per Ilir Meten dhe askush te mos prese se do te them dicka te tille per Blushin, qe eshte nje pjese e rendesishme e historise se PS.

Socialist: Rama ke pergjegjesi per ate qe ndodhi. Dergo deputetet ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›