E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Duhet të përmirësohemi

Edhe pse Barcelona shkatërroi 5:2 Atletikon e Madridit, trajneri Pep Guardiola mendon se skuadra e tij ka ende mundësi të përmirësohet. "Blaugranat" krijuan shumë raste për shënim, por lanë edhe mjaft hapësira në mbrojtje. duke folur për gazetën "Sport", Guardiola deklaroi: "Nuk do ta kishim fituar këtë ndeshje nëse nuk do të ushtronim presion dhe nuk do të luanim në sulm. Ishte një 90-minutësh i ccuditshëm për të dyja skuadrat. Si trajner, mund të them se jam i pakënaqur. Nuk e kontrolluam ndeshjen, duhet ta kontrollonim më mirë topin dhe ti impononim Atletikos ritmin tonë të lojës". Megjithëse Guardiola sheh difekte, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Mishel Platininë. Presidenti i UEFA-s e ka vlerësuar maksimalisht stilin e lojës së katalanëve. "Te Barcca vrapon topi, jo futbollistët", tha ai. "Loja e tyre me pasime krijon vështirësi për kundërshtarët. Kjo është arsyeja përse Barcelona ka gjithmonë kontrollin e ndeshjes. Barazimi me Interin? Zikaltërit dhanë gjithccka, por kur luan përballë një skuadre që ka 70 për qind të kontrollit të topit, je i detyruar të mbrosh më shumë. Murinjo ka të drejtë kur thotë se skuadra dha më të mirën dhe se barazimi ishte një rezultat i mirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›