Stabiliteti financiar, kerkohet mbikeqyrje nderkombetare
Banka e Shqiperise e konsideron te domosdoshme ekzistencen e nje institucioni nderkombetar ,i cili duhet te kujdeset per stabilitetin financiar, ne vleresimin e rrezikut sistematik si dhe ne percaktimin e treguesve sasiore qe e masin ate. Guvernatori i Bankes se Shqiperise ka ngritur kete shqetesim ne nje takim te diteve te fundit me bankiere nga Rajoni. Deklarata e guvernatorit behet ne momentin kur Shqiperia ka nje marreveshje me liberale me Fondi Monetar Nderkombetar i cili deri vitin qe shkoi ka mbikeqyrur ne menyre pak konservatore treguesit makroekonomike te vendit. Vitet e fundit kane shenuar nje zhvillim te vrullshem te modeleve dhe teknikave te sofistikuara te parashikimit. "Kostoja e larte e perballimit te pasojave te krizes na ben te ndergjegjshem per rendesine e ndertimit te mekanizmave parandalues dhe mbi te gjitha, per rendesine e koordinimit te ketyre mekanizmave ne rang kombetar dhe nderkombetar", tha Guvernatori Fullani. Tashme eshte arritur nje konsensus global qe pjesa me e veshtire e krizes eshte kaluar. Globalizimi i madh i ekonomise boterore keto dy dekadat e fundit e beri te pashmangshme perhapjen e krizes ane e mbane globit e per rrjedhim, e pashmangshme ishte dhe nevoja per nje mbrojtje te koordinuar ne shkalle nderkombetare. Ne ditet e para te krizes u vune re veprime te njeanshme, te cilat krijuan arbitrazhe me efekte negative. Nga ana tjeter kriza e fundit e ben te domosdoshme natyren parandaluese dhe pararendese te supervizionit dhe te rregullimeve ligjore, ne pergjithesi. Sipas Guvernatorit Fullani nje kuader rregullator eshte vertet i efektshem dhe i suksesshem, kur nderthur thjeshtesine dhe transparencen e metodes se bazuar ne rregulla me karakteristikat elastike dhe vizionare te nje metode te bazuar ne parime. Ne cdo rast, kjo gje eshte e domosdoshme, per t'i bere bankat te pergjegjshme, per te bindur mbikeqyresin per karakteristikat e rrezikut dhe te kthimit te produkteve te ndryshme te reja, brenda dhe jashte bilancit para se ato te kapercejne nje kufijte. Kriza aktuale do t'i beje pak me te rralla fondet financiare te cilat per nje periudhe te gjate vershuan ne forma nga me te ndryshmet ne te gjitha vendet ish - komuniste te Evropes Lindore. Kjo situate mund te kete implikime te rendesishme per ritmet afatgjata te zhvillimit te vendeve ne zhvillim, te cilat kane ende nevoje per fonde te huaja financiare, per te mbeshtetur procesin e tyre te konvergjences.