Borchardt: BE pret zgjidhje, nëse s’ka cënohet integrimi
TIRANE-Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt ka komentuar sot situatën politike në vendin tonë duke apeluar se Bashkimi Europian pret nga Shqipëria një zgjidhje. Ambasadori gjerman ka bërë thirrje se zgjidhja duhet të bëhet në kuadrin e transparencës dhe në bazë të Kushtetutës. "Bashkimi Europian u ka thënë drejtuesve të politikës të gjejnë një zgjidhje, le ta përshëndesim këtë zgjidhje që do të vijojë në kuadër të transparencës dhe në bazë të Kushtetutës".
Borchardt u shpreh sot për mediat se BE është e shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. “Shqipëria ndodhet në momente të rëndësishme, Shqipëria ndodhet pranë afrimit me BE-në. Nga deklaratat e komisionerit evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë kam kuptuar se situate aktuale politike në vend ndikon tek proceset integruese”, tha Borchardt për mediat.
(d.b/BalkanWeb)