E Diel, 1 Nëntor 2026

Niveli i ndotjes në Tiranë, 20-30% mbi normat e lejuara

TIRANE- Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë tejkalon me 20-30 % limitet e përcaktuara nga vendet e Bashkimit Europian.

Nga monitorimi i arritur nëpërmjet aparaturave të posaçme pranë ISHP-së dhe poliklinikës qendrore në kryeqytet rezulton se ndotja vjen kryesisht nga djegiet e ndryshme të cilat shkaktojnë dhe një sërë sëmundjesh dhe në uljen e jetëgjatësisë së kryeqytetasve.

Në inagurimin e laboratorit të aparateve monitoruese të nivelit të ndotjes në kryeqytet ishin të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë Borchard dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›