Borchardt: Keni ende punë për liberalizimin e vizave

Gjatë këtij aktiviteti, u treguan dy filma dokumentarë mbi zhvillimet e dy vendeve ballkanike në tranzicion: Shqipëria dhe Bosnja.
Duke folur mbas filmit për Shqipërinë, ambasadori gjerman, Borchard, rekomandoi qeverinë shqiptare të angazhojë faktorë të huaj në përmirësimin e standardeve të kufijve.
Përfaqësuesi i ESI, Gerald Knauss, rekomandoi që Shqipëria mos të mbetet prapa vendeve fqinje dhe të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE përpara dhjetorit të 2008, përndryshe do të mbetet përsëri e fundit në listë.
“Shqipëria ka një problem imazhi”, tha Knauss, një imazh i cili e mban peng edhe pas vendeve si Serbia, të cilat në fakt kanë votuar për parti antievropiane në shumicë. Erion Veliaj, ritheksoi angazhimin e plotë të G99 për të lobuar intensivisht në krah të gjithë aktorëve që dëshirojnë të përshpejtojnë proceset integruese të vendit.
Politikat aktuale të qeverisë “Berisha” janë duke e larguar vendin nga ecuria normale e zhvillimit dhe po e mbajnë larg BE-së”, tha Veliaj, por kjo nuk duhet të na dekurajojë, përkundrazi tani duhet të mbledhim forcat që të ecim në të njëjtin ritëm me aktorët e tjerë në rajon.