E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, në dhjetor tapitë për 9 mijë ndërtime pa leje

Autori i Lajmit: red.
PRONAT

Janë 9 mijë nga 23 mijë ndërtime pa leje në Qarkun e Vlorës, që pritet të përfundojnë procedurat e legalizimit deri në muajin dhjetor. Lajmin e konfirmon, kreu i ALUIZNIT të Vlorës, Roland Tafili.
Kreu i ALUIZNIT, Roland Tafili u shpreh se “numri më i madh i ndërtimeve pa leje janë në qytetin e Vlorës, me 9 mijë të tilla, i cili pasohet nga qyteti tjetër bregdetar i Sarandës dhe Orikumi”.
Deklarata
“Ndryshimet e ligjit të legalizimeve kanë shkurtuar në mënyrë të ndjeshme hallkat e procesit të legalizimit. Mbas matjeve që kemi kryer në territore të tëra të Qarkut të Vlorë jemi duke proceduar me qytetarët për të mbyllur dosjet e tyre individuale” u shpreh Tafili. Zona e bregdetit nuk përfshihet në këtë shifër, pasi ajo hyn në zonat turistike për të cilat nuk ka ende një zgjidhje përfundimtare, por gjithsesi matjet dhe procedurat janë kryer edhe në këtë zonë si në çdo pjesë tjetër të qytetit të Vlorës.
Lejet e legalizimit
Pagesa është hapi i fundit që qytetari duhet të bëjë si qëllim legalizimin e objektit të tij. Normalisht pas miratimit, përgatitja e dokumentacionit sipas nenit 27, të ligjit 9482 është hapi më i rëndësishëm. Vetëm një veprim do të ketë për të bërë qytetari, për të paguar detyrimet e tij. Qytetarët që të marrin titujt e pronësisë, nuk do të kenë nevojë të prodhojnë dokumente pronësie, si harta, gen-plane, planimetri, sepse dokumentacion i pronësisë i dhënë nga ALUIZNI është në përputhje me të gjitha kriteret e duhura ligjore. Gjithashtu dokumentacioni i pronësisë është i disponueshëm në dy versione, versionin manual dhe atë elektronik, është dokumentacion i certifikuar dhe i zyrtarizuar me të gjitha të dhënat e pronësisë. Ndërkohë sipas drejtuesve të agjencisë së legalizimeve në këtë proces nuk mund të përfshihen rastet kur ndaj tyre po zhvillohet proces gjyqësor. Kjo do të thotë se në rast së zotëruesit e objekteve kanë procese gjyqësore me pronarët e tokës atëherë këto objekte nuk do t i nënshtrohen procesit të legalizimit deri në momentin që gjykata vendos për zgjidhjen e konfliktit.

Funksionimi

Nuk ndryshojnë tarifat për legalizimet

Tarifat e legalizimit të ndërtimeve informale nuk kanë ndryshuar. Sipas burimeve pranë ALUIZNIT asnjë gjë nuk ka ndryshuar, tarifat janë siç kanë qenë dhe shkojnë po në adresë të njësive të qeverisjes vendore, përjashto tarifën e shërbimit, që i shkon atij organizmi që kryen dokumentacionin. Ndërsa për sa i përket taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe kalimit të tarifave të pronësisë gjobave të ndryshme, të gjitha këto shkojnë në funksion të qeverisjes vendore. Sipas ligjit të Legalizimeve, gati 80 për qind e këtyre parave përdoren për kompensimin e pronarëve të ligjshëm dhe 20 për qind përdoret për urbanizimin e zonave.

Për zonën e bregdetit nuk ka ende çmime të ca ktuara e të miratuara, pasi vlera është e ndryshme, duke u konsideruara zonë turistike
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›