“Porosia e dyshimtë e Feçor Shehut para Kongresit të 8-të”
Autori i Lajmit: red.
Mund të thuhet pa frikë se ka qenë një nga njerëzit më besnikë të Enver Hoxhës. Sulo Gradeci, për vite me radhë është kujdesur për sistemin e sigurisë së Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë. E megjithëse një oficer i lartë i Drejtorisë së Dytë, Sulo Gradeci ka qenë edhe një fotograf shumë i mirë, i vetmi që mund të merrte në fokusin e objektivit të tij çaste nga jeta intime e familjes Hoxha dhe të vetë Enverit. Por jo vetëm celuloidi i negativit përbënte arkivën thesar të Sulo Gradecit, por dhe ditari që ai mbante regullisht, rrëfen për shumë nga problemet e përditshme të jetës së Enver Hoxhës, të cilat nuk janë bërë të ditura deri tani.
Detyrat tona për sigurimin e shokut Enver ishin më të mprehta se herët e tjera. Armiqtë e jashtëm e të brendshëm kishin intensifikuar shumë punën e tyre në drejtim të partisë dhe popullit tonë, për arsye se Kongresi i 7-të ua kishte çjerrë maskën dhe i kishte goditur për vdekje në tërë vijën e tyre strategjike dhe taktike. Veprat e shokut Enver si “Imperializmi dhe Revolucioni”, “Me Stalinin”, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” dhe “Shënime për Kinën”, kishin bërë fare të qartë figurën e tyre. Kjo luftë që bënte partia jonë me në krye shokun Enver Hoxha na vinte detyra të rëndësishme edhe neve, komunistëve e kuadrove të shërbimit të sigurimit të Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së. Në themel të punës sonë u vu parulla “vigjilenca revolucionare nuk ka kufi”, prandaj në zbatimin e masave dhe rregullave të vendosura për shërbimet e sigurimit të Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së ishin vënë në rend të ditës. Për këtë u bë edhe mbledhja e organizatës- bazë të partisë, ku dolën detyra konkrete për çdo komunist e kuadër. Si gjithmonë bëmë një plan masash të veçantë ku parashikoheshin detyra të gjithanshme, si gjatë rrugës në sallë të kongresit, në vendet e pushimit etj, por më ka bërë përshtypje këtë herë se masat kërkoheshin të merreshin njësoj si për shokun Enver edhe për Mehmet Shehun. U krijua një grup gatishmërie për të qëndruar prapa skenës i përbërë nga pesë vetë, nga të cilët tre oficerë të shërbimit tonë dhe dy të shërbimit të grupit të dytë. Kjo u bë me porosi të Feçorit dhe të Xhules. Unë nuk isha dakord që të bëhej kjo, por megjithatë caktova oficerë, tre shokë të shërbimit tonë dhe i porosita që çdo veprim do të bëhej vetëm nga shokët tanë dhe të pengonin me çdo kusht ndërhyrjen e të tjerëve për çdo rast eventual. Po kështu, porosita shoqëruesit personalë që ky grup nuk kish punë me shërbimet e sigurimit të Sekretarit të Parë. Shoku Xhule më kërkonte që grupi të ishte në gatishmëri, se kështu e kishte porositur Feçor Shehu, bile bënë të gjitha përpjekjet që të krijojnë një dhomë pushimi afër shokut Enver, duke na marrë edhe neve një dhomë shërbimi. Por ne, si gjithmonë, nuk pranuam të përziejmë shërbimet tona me të tjerëve se ky veprim do të kishte pasoja. Ata, mjekët dhe shoqëruesit i vunë në sallonin mbrapa presidiumit. Të them të drejtën këto veprime po më vinin në dyshim. Për këtë i thashë edhe shokut Ramiz, se ata nuk janë në rregull duke vepruar kështu, qëndrojnë në grup mbrapa presidiumit, pse të veprojnë kështu? Gjatë ditëve të kongresit populli ndoqi me vëmendje e kujdes punimet e tij, entuziazëm dhe interesim i madh, sidomos për raportin e shokut Enver në kongres dhe më shumë e gëzonte gjendja shëndetësore e mirë e tij. Kudo më thoshin fjalë të mira e të gëzuara për gjendjen e mirë të shokut Enver. “Të na rrojë sa malet”, thonin, “se pa atë nuk do të kishte këto të mira dhe këtë prestigj Shqipëria”. Pas kongresit shkuam në Vlorë për pushime, aty ku shoku Enver po punonte edhe më shumë. Mehmet Shehu doli dhe nga Berati në telefon, donin të bënin mbledhjen e byrosë por kjo u la për më vonë në Tiranë. Pra pas tërë këtyre ngjarjeve shoku Enver vijon në Pogradec për të pushuar. Nisja u bë nga Tirana në orën 10:30 pa njoftuar asnjeri nga ana ime. Rrugës kaluam shumë mirë, pa telashe. Kur mbërrita në Pogradec njoftova shokun Hekuran dhe ai u tha shokëve se shoku Enver mbërriti mirë dhe koha në Pogradec ishte e kënaqshme. Menjëherë në Pogradec filloi puna. Mështekna e priste shokun Enver më e qeshur, më e gjallëruar e më e bukur. Ai së bashku me shoqen Nexhmije për çdo ditë punojnë e shkëmbejnë mendime. Vazhdojnë ditë të tëra pa fëmijët dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Aty punon vetëm duke përdorur lupën gjatë leximit. Shoqja Nexhmije për çdo ditë me dosje e çanta të mbushura plot ka ardhur në Drilon.
Pogradec 19.08.1982
Që në orët e para të mëngjesit u mora me organizimin e shërbimit. Duhet tërhequr vëmendja që tani nga fundi i pushimeve duhet një mobilizim më kompleks në bashkëveprim me të gjithë sektorët, se armiku na ka ndjekur dhe, me siguri, ka mësuar format dhe metodat e punës sonë, si në rajonin e pushimit edhe gjatë lëvizjeve që bëjmë për në Drilon dhe anasjelltas, që këtë vit kanë qenë pothuajse të përditshme. Prandaj çdo ditë duhen ndryshuar variantet dhe rruga të sigurohet më mirë duke shtuar dublimet edhe nga shërbimi ynë. Problemet e punimeve në Tiranë po vijnë në përfundim, por në fund të pazarit, thotë populli ynë, bëj kujdes.
Dialogu Enver- Nexhmije me miqtë
Shumë punonjës e kuadro po pushojnë këtu, u thotë gjatë kësaj bisede, marrin energji të reja për rendimente më të mëdha në punë. “Po pushojmë,- thotë shoqja Nexhmije,- por ne po e shikojmë se si po bëhet pushimi, se ky ka vetëm emrin pushim se gjithmonë kemi thënë për pushim aktiv të shokut Enver, që është bërë vetëm me penë e libër në dorë, me diktofon e me shtypin e përditshëm. Vitet e fundit,- thotë ajo,- në pushime futen vetëm përqafimet e nipërve e të mbesave që i bëjmë në orë të ndryshme të ditës”.
SIGURIMI
Rregullat për ruajtjen e jetës së Enverit
21-08-1982
Që në mëngjes më mori shoku Hekuran në telefon dhe më pyeti se si të bënte, kishte qejf të shkonte shokun Enver. I thashë, si të doni, unë i them, por më mirë kur të vini këtu për punë dhe gjejmë kohën e lirë të tij e i themi, kjo do të ishte më e përshtatshme. Pastaj më mori përsëri në telefon dhe më thotë se dje e kishte kërkuar shoqja Nexhmije. Më tha që ta njoftoj se shoku Hekuran është në zyrë dhe po të donte mund të merte kudo në telefon. Sigurisht shoku Hekuran ka probleme që duhen miratuar nga shoku Enver, por me këto takime ne e rëndojmë shumë me punë të tjera. Shoku Enver pas çdo takimi është më shumë i impenjuar në punë, duket më i lodhur, më i mërzitur, por shpeshherë edhe më i menduar. Kur shëtit për shlodhje në rrugët e Drilonit, të duket sikur logjikon probleme jetike për popullin. Sidoqoftë ai do të vijë se kështu është porosi e tij. Kur erdhi shoku Ramiz herën e fundit më tha se shokut Enver do t i themi çdo gjë, nuk mund të mbajmë gjëra pa i thënë, pavarësisht se këto e rëndojnë. Kjo është dhe porosia e tij. Edhe këta e kuptojnë ndihmën kolosale e të domosdoshme të tij. Në orën 11 00 mbërritëm në Drilon. Gjatë rrugës tentoi t i jepte një letër shokut Enver një i quajtur Pali… nga Mokra, por me banim në lagjen Nr.2 në Pogradec. Isha në makinën e parë dhe dyshova tek personi dhe menjëherë i thashë policit që ishte pranë ta ndalonte dhe kështu u veprua. Shoku Enver nuk kuptoi gjë që u bë një tentativë e tillë, por për ne dalin detyra të mëdha për sigurimin e rrugës sepse është bërë e qartë dhe të gjithë e dinë se shoku Enver lëviz në këtë rrugë nga ora 10 00 deri në 13 00 të drekës, prandaj që nesër të veprojmë kështu.
1.Dy punëtorë operativ të degës dhe dy policë me biçikleta të sigurojnë pastrimin e rrugës nga stalla në Drilon nga persona të dyshimtë dhe ata që duan takim.
2.Një oficer yni me biçikletë të dublojë kontrollin edhe të qendrave të zjarrit.
3.Oficerat që janë në plazh të instruktohen më mirë, jo vetëm të bëjnë plazh por të veprojnë edhe të zbulojnë se mos aty kanë ardhur persona me qëllime të këqia, për t iu hedhur makinës, qoftë dhe për halle personale, sepse kjo do të jetë një minus për ne. Këtu duhet përforcuar puna.
4.Oficeri tek stalla duhet të bashkëpunojë më mirë me gardistët, pensionistët, policinë dhe popullin, për të zbuluar çdo lëvizje të dyshimtë dhe po të jetë nevoja njofton me radio për të ardhur në ndihmë me makinë oficeri i gadishmërisë.
5.Oficeri që rri tek stacioni i autobusit të mos lërë persona në buzë të rrugës dhe të bëjë një bashkëpunim më të mirë me sektorët e tjerë.
6.Shokët që kontrollojnë ambientin e pushimit duhet ta forcojnë më shumë këtë kontroll.
Këto pak ditë që na kanë mbetur duhet përballuar me punë intensive dhe vigjilencë të lartë revolucionare. Nuk është puna për frikë, por kujdesin duhet ta kemi të madh dhe bashkëveprimin me sektorët e tjerë dhe me popullin duhet ta kemi më të përsosur dhe në qendër të vëmendjes. Ndërsa dje shoku Enver dhe shoqja Nexhmije u morën fillimisht me shtypin, sot erdhën filluan menjëherë punën. Deri në orën 13 10 që ndalova së shkruari këto shënime po i lë duke shkruar e duke punuar nën hijen e shelgut lotues. Pasdite punoi në shtëpi, por mjaft I lodhur. Pritej dhe Sokoli me Lilianën dhe fëmijët. Këta e gjallëruan ambientin. Gjyshi u kënaq me përkëdheljet e Valbonës dhe të Ermalit.
Arrestimi
Tentativa e të rinjve nga Durrësi për t u arratisur
22.08.1982
Ditë mjaft e bukur. Shoku Enver, që në orët e para të mëngjesit, shfletoi shtypin e ditës dhe në orën 11:00 hëngri mëngjesin. Armiku i klasës vepron, “uji fle, armiku s fle”, thotë populli. Në orën 24:00, dy të rinj nga Durrësi, 20- vjeçarë, tentuan të arratiseshin nëpërmjet liqenit me not për në Jugosllavi. Forcat tona i kapën dhe i morën në arrest. Të vete mendja se sa vepron propaganda borgjeze në drejtim të rinisë. Ata që janë me koncepte ose vese të këqija infektohen shpejt nga kjo ideologji. Mora vesh se këta djem janë me përbërje të mirë, por njeri prej tyre kishte një hallën e tij në Sarajevë të Jugosllavisë dhe besonin se kjo do t i mbante në shtëpinë e saj, por ata nuk e njohin mirë gjendjen në Jugosllavi, nuk njohin nivelin e jetesës në këtë sistem kapitalist e vetadministrues. ..
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008