E Diel, 1 Nëntor 2026

Borchardt: Situata politike pengon statusin

Gjirokastër

Në fjalën e hapur me publikun në Gjirokastër, ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, ka pohuar se situata politike aktuale në Shqipëri dhe problemet e pazgjidhura ne lidhje me zgjedhjet e fundit, do ta bëjnë shumë të vështirë situatën që komuniteti i 27 vendeve anëtare në BE të bindet që t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ambasadori gjerman tha se kjo është bërë e qartë nga Komisioni dhe Parlamenti Europian, që prej kohësh presin zgjidhjen e kësaj situate. Bashkimi Europian u përmbahet kritereve të Kopenhagenit për politikat e zgjerimit të tij dhe për sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gjermania respekton dhe mbështet përfundimet e vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2006 të Selanikut, sipas së cilave këto shtete kanë vendin e tyre në BE, sepse procesi i zgjerimit e ka provuar forcën dhe vitalitetin e tij duke sjellë ndryshime pozitive si në vendet e anëtarësuara rishtazi ashtu edhe në vendet aspirante. Por Borchardt theksoi se kriteret politike dhe ekonomike të vendosura nga BE-ja për Shqipërinë, duhet të zbatohen. “Shqipëria e ka vendin e saj në Europë, por pavarësisht nga rikonfirmimi që BE-ja bën për zgjerimin, nuk ka asnjë datë hyrjeje të përcaktuar për pranimin, ashtu sikurse nuk ka zgjerim pa merita”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›