E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e ish-deputetit Simon Puto, banor.

Hidrovori i përgjakur kërkon drejtësi! Popullsia u dhunua. Ka kaluar një javë dhe asnjë deputet demokrat nuk ka ardhur të pyesë, duke na lënë në mëshirë të fatit, ndonëse u kemi dhënë votën. është tentuar të fshihet e vërteta përmes grabitjes së filmimeve të operatorit të TCH. Në Hidrovor ka pllakosur pasiguria për pronën, për jetën. Banorët e Hidrovorit nuk janë rebelë. Nuk kërkojnë rrëzim pushteti me dhunë, kërkojnë demokratizimin dhe funksionimin e shtetit ligjor. Banorët duan të jetojnë të lirë dhe ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Hidrovori i palëkundur kërkon drejtësi, zbatim të ligjit dhe jo të dhunës e terrorit. Gjykata Kushtetuese të zgjidhë kontradiktën që ekziston mes ligjit të legalizimeve dhe atij të urbanistikës. Mos u fyeni nëse revolta e drejtë e banorëve të Hidrovorit i theu hundët arrogancës së një segmenti tuaj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›