Bordi: Kasetat e partive janë përdorur edhe më 2009-n
26/04/2011 Mbledhja e Bordit të Monitorimit të Medies u ndoq dhe nga ODIHR-i
Bordi i Monitorimit të Medies zhvilloi dje mbledhjen e radhës në ambientet e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, ku u diskutua në lidhje me vendimin e së shtunës nga KQZ-ja për transmetimin e kasetave të kandidatëve në edicionet informative të televizioneve. Gjatë mbledhjes katër anëtarët e bordit në shumicë, të cilët ishin dhe iniciatorët e këtij propozimi për vendimin e KQZ-së, argumentuan se “televizionet nuk kanë pse i refuzojnë kasetat përderisa i kanë pranuar në zgjedhjet e vitit 2009.” Kurse balancimi i kohës mes kandidatëve është një mangësi e kodit, që ata u përpoqën ta rregullojnë me propozimet e tyre. Nga ana tjetër, argumentet e shumicës në bord u kundërshtuan nga tre anëtarët e tjerë të pakicës, të cilët theksuan se nuk është kompetencë e Bordit të Monitorimit që të ndryshojë Kodin Zgjedhor. Por propozimet e Bordit mund ti shërbejnë një reforme të ardhshme zgjedhore, që do merret pas zgjedhjeve vendore të 8 majit. Ndërsa sa i përket detyrimit për marrjen e kasetave, tre anëtarët e Bordit kanë theksuar me forcë se kjo bie ndesh me parimet më elementare të profesionit të gazetarit. Në mbledhje mori pjesë edhe analisti për mediet i vëzhguesve të ODIHR-it Giuzeppe Milazzo, i cili është treguar i rezervuar jo vetëm në përfundim të takimit, por edhe gjatë mbledhjes, ku vetëm ka mbajtur shënim qëndrimin e Bordit. Pritet që çështja të përfshihet në raportet e ardhshme të vëzhguesve, madje kjo është kërkuar edhe prej dy shoqatave të profesionit. Paralelisht me mbledhjen e Bordit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Lidhja e Gazetarëve nuk i kursyen fjalët për të denoncuar vendimin e KQZ-së.