Mbi 750 pronarë në listë për kompensim financiar
26/04/2011 Ish-pronarët kërkojnë shtyrje të afatit, përfundon më 27 prill
Mbi 750 ish-pronarë janë listuar për të përfituar nga kompensimi financiar për 2011. Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i afatit zyrtar ende ka ish-pronarë, të cilët nuk kanë arritur të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar. Pranimi i kërkesave nisi zyrtarisht më 28 mars 2011 dhe sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave janë plot 30 ditë kohë për të interesuarit, në mënyrë që të plotësoheshin kërkesat ligjore për dokumentacion. Burime zyrtare të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bënë të ditur për “Metropol” se dy sektorë të këtij institucioni me 16 punonjës, 4 prej të cilëve hartografë dhe 12 juristë janë në dispozicion të ish-pronarëve jo vetëm për të pranuar kërkesat e tyre, por edhe për t’i asistuar në plotësimin e dokumentacionit dhe formularëve zyrtarë të kërkesës. Ky është numri më i madh i punonjësve që ky institucion ka vendosur për të realizuar këtë proces, duke qenë se këtë vit ndryshuan disa kritere për kompensimin, siç ishte shtimi i shpërfaqjes së kompensimit nga 200 m2 në 600 m2.
Shtyrja e afatit
Ata që nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentet kërkojnë një shtyrje të afatit për dorëzimin e kërkesave. Kjo pasi siç shprehen ata numri i vendimeve, hartave, vërtetimeve që kërkohen janë të shumta dhe nuk kanë mundur t’i bëjnë gati në kohë, duke u dashur të vijnë disa herë pranë AKKP-së. Në fakt caktimi i afatit është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe sipas rregullave do të duhej sërish një VKM që do të njoftonte një shtyrje të afatit. Gjë që nuk ka ndodhur në praktikat e mëparshme të kompensimit financiar për ish-pronarët. Burimet zyrtare thanë se pranimi i kërkesave do të vijojë sipas afateve ligjore, që janë deri të mërkurën 27 prill 2011 nga ora 9 e deri sa të përfundojnë të gjithë të interesuarit që mund të jenë në radhë. Kompensimi i parë është bërë në dhjetor të vitit 2005, si kompensim financiar i subjekteve me fondin 200 milionë lekë vetëm për qytetin e Tiranës. Kompensimi ishte i pjesshëm, deri në 200 m2. Përzgjedhja e subjekteve përfituese u bë me short, megjithatë, përpara këtij shorti, disa subjekte kanë përfituar në raste të veçanta kompensim fizik.
Kompensimi 2011
Më datë 27 prill mbyllen aplikimet për kompensimin financiar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP). Për vitin 2011 u përfshinë edhe të hollat e vitit 2010, pasi në këtë vit nuk u realizua procesi i kompensimit financiar ndaj fondet u bashkuan duke kapur shifrën rreth 1 miliard lekë. Sa më i hershëm në kohë të jetë vendimi aq më e madhe është mundësia për t’u kualifikuar. Nëse më parë pavarësisht nga sipërfaqja e njohur kompensoheshe vetëm për 200 metra katror tani kompensohesh deri për 600 metra katror, pasi është hequr kushti që po të kishe pasur kthime në natyrë nuk kompensoheshe financiarisht.
Të dhënat
Të gjithë aplikantët që paraqesin të dhëna të rreme apo fshehin të dhëna të nevojshme për procesin e kompensimit, sipas njoftimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të përjashtohen nga procesi i përzgjedhjes.
Pagesa
Subjektet e shpronësuara, të cilët aplikojnë këtë vit, të cilët kanë depozituar kërkesën e tyre për kompensim në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk do të paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2011.