Shullazi: Jashtë lokalit kush s’është i lagjes
26/04/2011 Prishi mitingun e PS-së, gjykata cakton “detyrim paraqitje”
TIRANE- Emiliano Shullazi ka lënë dhomat e izolimit të policisë së Tiranës, duke rifituar sërish lirinë e tij. Vendimi është marrë nga gjykata e kryeqytetit, e cila ka vendosur ta lerë të lirë njeriun tepër të lakuar në botën e krimit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Masa ndaj Shullazit është caktuar ditën e diel, ku para gjykatës përfaqësuesi i akuzës së Tiranës, ka kërkuar caktimin e një mase të lehtë, për shkak se dhe vepra penale e konsumuar prej të arrestuarit nuk parashikon masë rënduese. Në këto kushte, trupi gjykues ka vendosur lirimin e menjëhershëm të Emiliano Shullazit dhe hetimin e tij në gjendje të lirë për akuzën e “pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese”. Sipas Prokurorisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, gjatë një tubimi elektoral të kandidatit për kryetar njësie nr. 7 Erion Koka. Shullazi mësohet të ketë hyrë në lokalin ku zhvillohej takimi elektoral, duke kërkuar që të gjithë të pranishmit të dilnin jashtë, me përjashtim të qytetarëve të lagjes ku ai banon. Kërkesa është refuzuar nga grupi elektoral i PS-së, gjë e cila solli irritimin e Shullazit duke thyer mikrofonin dhe qendrat e zërit. Hysa dhe Bare kanë bërë kallëzim penal.