E Shtunë, 31 Tetor 2026

I propozon martesë, por në vend të unazës e kërcënon me granatë

Pogradec- Një vajzë nga qyteti i Pogradecit me iniciale D.F. ka paditur në polici 29-vjeçarin Vilson Kuqo nga fshati Rrëmenj i këtij qyteti. Siç informon policia e këtij qyteti, vajza 24-vjeçare është ankuar në polici duke thënë se është kanosur me jetën me armë nga shtetasi i mësipërm, për motive xhelozie, pasi i kërkonte jashtë dëshirës së saj për t’u martuar. Sipas vajzës, i riu e kërcënonte se do e vriste, në rast se ajo lidhej apo fejohej me ndonjë djalë tjetër, në rast se nuk do të ishte ai, pasi ai i kishte thënë 24-vjeçares se e kishte përzgjedhur si të dashurën e zemrës. Sakaq nga ana e policisë, gjatë kontrollit në banesën e Kuqos, janë gjetur dhe sekuestruar 3 granata. Efektivët e policisë lidhur me këtë rast nisën hetimet për veprat penale, “Shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesën”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” si dhe “Kanosje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›