“Ruajtja e qetësisë, e rëndësishme në fushatë”
14/04/2011 Apeli i Pandeli Majkos
Pandeli Majko ka thënë nga Korca se situata politike nuk duhet të jetë e tensionuar pavarësisht incidenteve që janë shfaqur së fundmi. Ai ka dënuar aktin e djegies së flamujve të PS, duke kërkuar një fushatë elektorale pa eksese. Majko ka thënë se duhet që palët të bëjnë një menaxhim të qetë të fushatës zgjedhore, duke qendruar larg nga aktet vandale. “Ruajtja e qetësisë, e një historie që nuk duhet të ketë lidhje me djegie flamujsh e pankartash, është e rëndësishme. Distancimi i PD nga këto akte është pozitiv dhe mendoj se do të ketë mirëkuptim nga ana jonë”, ka deklaruar Majko. Ndërsa deputeti Gramoz Ruci, nga qyteti i Gjirokastrës ka denoncuar problemet me saktësinë e listave zgjedhore. “Të gjitha këto nga ne janë evidentuar dhe vazhdojmë t’i denoncojmë në takime e institucione ndërkombëtare” tha Ruçi