E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i qytetarëve të Elbasanit, epruveta ku po praktikohet përjashtimi i të vjetërve nga PS-ja

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po vijon që të ngarendë anembanë vendit për të motivuar qytetarët për të votuar politikën e tij të re, ndonëse këta të fundit janë më të interesuar për masa konkrete për përmirësimin e jetës së tyre sesa për fjalime pompoze për angazhim masiv në politikë, si dikur përmes organizatave bazë të PPSH në bazë ndërmarrjeje apo lagjeje. I ftuar të marrë pjesë në një nga mbledhjet e Bordit Qytetar të qytetit të Elbasanit, Rama ka bashkëbiseduar me anëtarët e këtij bordi për problemet që kanë ata në komunitetet e tyre shoqërore. “Në rast se një grup njerëzish si ju, që nuk vini nga jeta partiake, apo që nuk ju intereson jeta partiake, por që vini nga jeta reale e shtëpisë tuaj, lagjes, qytetit, mblidhen bashkë, nuk është absolutisht e thënë, përkundrazi që ta marrin mikrofonin për të folur për aktualitetin politik të ditës, në kuptimin e serisë së telenovelës ku ndodhemi. Në këtë sens, duhet që të kapërcehet kjo barrierë dhe që hapësirat e diskutimit politik, të jetë shumë më e gjerë se sa hapësira e ngushtë ku politika bëhet nga zanatçinjtë që quhen politikanë”, deklaroi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›