E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Qëllim parësor, riintegrimi i të dënuarve në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë dhe dhe kreu i delegacionit te KE në Tiranë, Helmut Lohan vizituan burgun e ri të Fushë Krujës i cili ka filluar të funksionojë këtë vit. Ndërtimi i Burgut të Fushë-Krujës ka kushtuar (3.8 ) Meuro. Financimi është bërë në kuadër të programit CARDS


Dje Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe kreu i delegacionit te KE në Tiranë, Helmut Lohan vizituan burgun e ri të Fushë Krujës i cili ka filluar të funksionojë këtë vit. Ndërtimi i Burgut të Fushë-Krujës ka kushtuar (3.8 ) Meuro. Financimi është bërë në kuadër të programit CARDS. Ai shënon një tjetër hap në përmirësimin e standardeve të infrastrukturës së institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Objekti ka filluar funksionimin dhe është populluar nga të dënuarit. Ai është në përputhje të plotë më standartet europiane duke garantuar kështu për të paraburgosurit kushte jetese të nivelit të kërkuar nga legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar dhe ka nje kapacitet prej 350 te denuarish. Ndërtimi, vënia në punë e tij dhë trasferimi i të dënuarve në të zgjatën tre vjet. Është një investim në përputhje të plotë me masterplanin e hartuar nga Ministria e Drejtesisë dhe Bashkimi Europian për sistemin penitenciar. Aktualisht në ambjentet e këtij burgu po zhvillohet një programi trajnimi “Mbi të Drejtat e Personave të Burgosur, me stafin e burgut të ri Fushë Krujës nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Njohja më e mirë me të drejtat e njeriut dhe të drejtat e personave të burgosur si dhe rritja profesionale është edhe qëllimi i programit. Duke konceptuar funksionin e burgjeve si një shërbim publik, Ministria e Drejtësisë është përpjekur për të ngritur një administratë civile përmes seleksionimit të drejtuesve dhe personelit të burgjeve, hapjes dhe aksesit në burgje për shoqërinë civile, si dhe rritjes së bashkëpunimit dhe aktiviteteve formuese, profesionale dhe edukative për stafin. Ministria e Drejtësisë është angazhuar dhe po punon për ngritjen e një sistemi bashkëkohor të burgjeve ku personave të burgosur t’u sigurohen të drejtat dhe garancitë e vendosura nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar. "Riintegrimi i të dënuarve në shoqëri përbën filozofinë bazë mbi të cilën mbeshteten politikat e Qeverisë për sistemin penitenciar në vendin tonë", tha dje ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, gjatë seminarit "Drejtat e Personave të Burgosur", organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me personelin e sapozgjedhur të burgut të ri të Fushë-Krujës. Në këtë seminar ndodhej edhe kreu i Delegacionit të Komisionit Europian, (KE) në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan. Në fjalën e tij, ministri Alibeaj pasi falenderoi Bashkimi Evriopian për mbështetjen dhe ndihmën që po jep për përmirësimin e sistemit penitenciar në Shqipëri bëri një ekspoze të punës së bërë në këto tre vjet në këtë sektor. "Kemi shprehur vullnet të pastër politik për përmirësimin e trajtimit të të dënuarve dhe paraburgosurve, kemi marrë nisma konkrete ligjore si dhe po perciellim konceptet e reja në këtë sistem duke e konsideruar burgun si një qendër riintegrimi", u shpreh ministri i Drejtësisë, Alibeaj. Ai theksoi gjithashtu se "Burgu është një mini shoqëri, ku të dënuarit duhet të dalin prej andej të gatshëm për tu integruar në shoqëri", si dhe i mëshoi për këtë qëllim, rëndësisë së trajnimit të stafit policor dhe civil në burgje, për të cilët, investime të rëndësishme ka afruar për infrastrukturën e burgjeve dhe Bashkimi Evropian. Duke iu referuar buxhetit të shtetit, ministri Alibeaj tha se, "kemi ndërmarrë veprime konkrete me qëllim që në mënyrë autonome të dedikojmë vlera të konsiderueshme financiare për përmirësimin e sistemit penitenciar. Në buxhetin e shtetit rëndësi i është kushtuar edhe rritjes së personelit të burgjeve". Në fjalën e tij, ambasadori Lohan iu referua 60 vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut duke theksuar se respektimi i të drejtave të njeriut është një nga parimet themeltare të Bashkimit Evropian, i përbashkët për të gjitha vendet anëtare dhe i detyrueshëm për të gjitha vendet që synojnë t'i bashkohen BE-së. Trajnimi për administratën e sapo përzgjedhur të burgut të Fushë Krujës, është pjesë e ndihmës së dhënë në kuadër të projektit "Drejtimi Human i Burgjeve", i cili mundëson trajnime mbi të drejtat e të burgosurve, me financim të BE me fondin prej 400.000 euro. Gjithashtu, projekti ndihmon me strukturën organizative të burgjeve, menaxhimin e konflikteve në burgje dhe me një Kod Sjelljeje për stafin e burgjeve. Të gjitha këto çështje adresohen në manualin "Si t'i bëjmë normat të zbatueshme", pjesë e projektit. Më pas Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe kreu i delegacionit te KE në Tiranë, Helmut Lohan vizituan burgun e ri të Fushë Krujës i cili ka filluar të funksionojë këtë vit. Ndërtimi i Burgut të Fushë-Krujës ka kushtuar (3.8 ) Meuro. Financimi është bërë në kuadër të programit CARDS. Ai shënon një tjetër hap në përmirësimin e standardeve të infrastrukturës së institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Burgu është vënë në funksionim këtë vit dhe ofron akomodim për 312 të burgosur, nga të cilët 176 të sigurisë së ulët dhe 136 të sigurisë së lartë dhe ofron kushte mjaft të mira për personat e privuar nga liria. Ministria e Drejtësisë është angazhuar dhe po punon për ngritjen e një sistemi bashkëkohor të burgjeve ku personave të burgosur t’u sigurohen të drejtat dhe garancitë e vendosura nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›