AK tubim në Shkodër, policia shoqëron dy aktivistë
Policia e Shkodrës ka shoqëruar për në komisariat dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi gjatë një proteste në qytet, në mbështetje të banorëve që preken nga ndërtimi i By Passit.
Përfaqësues të Alenacës Kuq e Zi kanë bërë me dije se tubimi i tyre ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk është shkaktuar asnjë incident, ndaj aktivistët janë shoqëruar në polici padrejtësisht.
Aleanca Kuq e Zi ka organizuar një manifestim në qytetin e Shkodrës për mbështetjen e të drejtave themelore të qytetarëve me moton "Prona ime, atdheu im". Aleanca Kuq e Zi ka pohuar nga Shkodra se informimi i qytetarëve mbi shembjen e pronës është një detyrim ligjor.