E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në universitete, Rrokaj dhe Doka shpalosin programin

Kur ndjanë dhe 5 ditë nga data e zgjedhjeve të atyre që do të drejtojnë universitetet, kandidatët janë në fazën përfundimtare të takimeve dhe konsultave me studentët dhe stafin e pedagogëve. Në fakultetin e Histori- Filologjisë në garën për drejtimin e tij janë Shezai Rrokaj dhe Dhimitër Doka.

Rrokaj rikandidon për të njëtin post ndërsa Doka është për herë të parë në garë për këtë fakultet. Të dy kandidatet kanë projektet e tyre për këtë fakultet. Rrokaj thotë se do të punoj për kampusin universitar, ndërhyrjet në infrastrukurë dhe shtimin e literaturave në bibloteka. Profesor Doka thotë se pioritet ka transparencën ndaj studentëve se si po harxhohen paratë e tyre, dhe në anën tjetër, thotë ai, histori- filologjisë i duhen më shumë auditore e zyra në fakultet.
 

Ndryshe nga fakultet e tjera, në fakultetin e histori- filologjisë gara është e qetë. Kandidatët kanë shpalosur programet e tyre ndërsa më 20 shkurt studentët dhe pedagogët do ti drejtohen kutive të votimit për dhënë preferencat e tyre për ata që do të drejtojnë fakultet dhe unversitet për 4 vitet e ardhshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›