E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, dhjetëra tëplagosur në një përplasjemes imigrantësh

ATHINË- Policia greke u detyra të ndërhynte sot duke përdorur gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë disa grupe të kundërt imigrantësh që po përlesheshin me gurë shkopinj dhe sende të forta në afërsi të portit, në një ndër pikat e nisjes për klandestinët që duan të nisen drejt Italisë.

''Incidentet, që duket se janë provokuar nga përpjekjet e grupeve për të vendosur kontrollin në rajonin e portit që po përpiqeshin ta arrinin të dyja palët, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyqane, kafene dhe i është vënë zjarri një ndërtese banimi, janë plagosur dhjetëra persona, ndërkohë që qendra e qytetit mund të konsiderohej ''mbytëse'' për shkak të bombolave të shumta të gazit lotsjellës të përdorura nga trupat e policisë për të shpërndarë grupet e imigrantëve'', njoftoi agjencia e lajmeve Ana.

Policia vazhdon të patrullojë qytetin dhe kryesisht zonat e incidenteve që nisën gjatë pasdites, për shkak të shqetësimeve për incidente të reja.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›