E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, makinistëtnë grevë, bllokohettransporti hekurudhor

SARAJEVË- Transporti hekurudhor është bllokuar plotësisht sot për të katërtën ditë radhazi, në akset kryesore në Bosnje, duke përfshirë disa linja ndërkombëtare dhe atë të mallrave, për shkak të grevës së makinistëve të trenave, njoftojnë burime zyrtare. Greva, ku morën pjesë rreth 400 makinistë, filloi të dielën në mbrëmje.

Grevistët arritën gjatë natës së djeshme që drejtoria e hekurudhave të Federatës kroato-myslimane, një nga dy entitetet e Bosnjes, të tërheqë vendimin për shkurtimin e makinistit të dytë në linjën që lidh Sarajevën me qytetin Doboj, në veri, një aks hekurudhor mjaft i rëndësishëm për ekonominë e Bosnjes, njoftojnë burime pranë kompanisë.

Jasmin, Kuriç, një zyrtar i sindikatës së makinistëve, theksoi për AFP-në se masat e sigurisë e bëjnë të nevojshme pasjen e dy makinistëve në bord.

Megjithatë, greva vazhdon, sepse grevistët tani kërkojnë braktisjen e sanksioneve të parashikuara nga drejtoria ndaj grevistëve, shtoi Kuriç. Grevistët kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e drejtorisë së kompanisë.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›