Kroaci, HTV: Zbulohen llogaritë sekrete të Sanaderit
ZAGREB- Interpoli ka gjetur paratë që ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader ilegalisht i ka pastruar në Kroaci, njoftoi dje në mbrëmje Televizioni Kroat (HTV).
''Në dy llogari sekrete në dy vende të huaja Sanaderi ka vendosur rreth 1,35 milionë euro'', bëri të ditur HTV duke theksuar se për shkak të hetimit nuk jepen hollësi të tjera.
Sanaderi ka biseduar dje në burg, në Salcburg, me gjykatësin hetues, i cili e ka pyetur nëse është dakord me riatdhesimin e tij në Kroaci.
(d.b/MIA/BalkanWeb)