Vukçeviç: 500 viktima të trafikuttë organeve
BEOGRAD- Serbia reagon për raportin e Dik Marti. Prokurori i Serbise për krime lufte, Vladimir Vuckevic deklaroi në një konferencë për shtyp se janë 500 viktimat e trafikut të organeve.
Vukcevic u shpreh se institucioni qe ai drejton ka hetuar për tre vjet fatin e 500 personave të zhdukur në Kosovë. Sipas tij, 400 prej tyre ishin serbë.
Prokurori i Serbisë për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, ka thënë se pa bashkëpunimin e Shqipërisë, Serbisë dhe EULEX-it, nuk do të ketë përparime në hetimet “mbi trafikimin e organeve”, për të cilat ka raportuar anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dik Marti. Duke pohuar se ka qenë në mesin e burimeve kryesore për Dik Martin, në Prokurorinë e Serbisë pohojnë se gjërat kanë ndryshuar thelbësisht, pas ardhjes së EULEX-it në Kosovë.
Vukcevic iu referua edhe përpjekjes për bashkëpunim mes Prokurorisë së Shqipërisë dhe Serbisë.
“Tre vjet më parë u përpoqëm të punonim me kolegët tanë në Shqipëri, me sa më kujtohet në janar të vitit 2008, por ky bashkëpunim përfundoi me kërkesën e ministrit shqiptar të drejtësisë” u shpreh Vukcevic.
Prokurori Serb shfaqi fotografi ajrore të zonës ku dyshohet se ndodheshin kampet e të burgosurve Serbë në Shqipëri.
(e.n/news24/BalkanWeb)