Boris Tadiç: Serbia do të arrestojë Haxhiçin

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, shprehu vendosmërinë për të arrestuar Goran Haxhiçin, të arratisurin e fundit për krime lufte në Ballkan, njofton agjencia e lajmeve AP.
Tadiç i tha kësaj agjencie se Serbia është duke i përmbushur obligimet e saj ndërkombëtare dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Ai shprehu bindjen që Serbia “do ta arrestojë Haxhiçin në javët, muajt apo gjatë vitit të ardhshëm”.
Haxhiq ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci në vitin 1991-1995.