Mourinho "shet" Diarran në Inter

Gati të largohet nga Real Madrid. Pas vetëm dy sezoneve të kaluara tek “Los Blancos”, mesfushori francez, Lassana Diarra, i cili ka kontratë me mbretërit deri në qershor 2013, do të largohet nga “Santiago Bernabeu”, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.
Ish lojtari i Chelseat dhe Arsenalit i cili vlen rreth 14.000.000 €, është duke u ndjekur me interes të madh nga Juventus dhe Milan.
Megjithatë, trajneri portugez i Realit, Jose Mourinho dëshiron ti “bëjë” një dhuratë ish presidentit të tij në Inter, Massimo Morattit, duke i ofruar mesfushorin francez për një shumë që besohet se është 8 milion euro.