E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borriello drejt PSG-s

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 18:00

Marco Borriello ka arritur marrëveshje për transferim nga Roma në Paris Saitn Germain për 8 milionë euro.

Sipas medieve franceze transferimi do të kompletohet së shpejti, pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Roma e ka vendosur në shitje Borriellon ndërsa më herët gjatë javës ai kërkohej nga ish skuadra e tij Genoa.

Në PSG, Borriello do të bashkohet me drejtorin e përgjithshëm Leonardo, të cilin e pati për trajner në Milan.

Roma e bleu Borriellon për 10 milionë euro nga Milan pas një vit huazim, por janë të gatshëm ta shesin për 8 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›