Nasri u largua për para

Menaxheri i Tottenhamit Harry Redknapp ka shpërthyer një luftë të fjalëve me Manchester Cityn dhe përforcimin e tyre të ri, Samir Nasri, para përballjes së skuadrave në White Hart Lane të dielën në kuadër të Premierligës.
Nasri kompletoi transferimin e tij nga Arsenali në City për 25 milionë funte dhe Redknapp beson se është e qartë se mesfushori ishte i joshur nga paratë në vend të dëshirës për të fituar tituj.
Francezi të premten kishte thënë se u largua nga Emirates në kërkim të titujve.
Por, Redknapp nuk pajtohet. “Nuk besoj në këtë, jo. Ai mund të kishte shkuar në Manchester United. Ai deshi të shkonte në Manchester United, ashtu kam dëgjuar. Por, më pas erdhi City dhe i ofroi më tepër para dhe ai vendosi të shkon në City. Kështu shkojnë gjërat” deklaroi Redknapp për ESPN.