Mata debuton me gol, Chelsea fiton 3-1

Chelsea fitoi kundër Norwich Cityt me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.
Skuadra londineze kaloi herët në epërsi me golin e mbrojtësit të djathë Jose Bosingwa në minutën e gjashtë.
Mirëpo, Norwich u kundërpërgjigj duke barazuar në minutën e 63-të nëpërmjet Holt. Mirëpo, Chelseas riktheu avantazhin kur Frank Lampard realizoi nga penalltia e fituar nga mesfushori Ramires.
Në këtë rast u përjashtua me karton të kuq portieri i Norwichit, John Ruddy. Fitoret e vulosi përforcimi i ri Juan Mata i cili realizoi në minuat shtesë në debutimin e tij pas inkuadrimit në lojë si rezervist.
Në takimet tjera, Everton në çastet e fundit arriti të fiton si mysafirë i Blackburn Rovers me rezultat 1-0. Aston Villa luajti baras 0-0 me Wolverhamptonin ndërsa Wigan mposhti QPR-n me rezultat 2-0.
SWansea dhe Sunderland barazuan 0-0. Më vonë ndeshen Liverpool dhe Bolton.
Të dielën takohen Neëcastle-Fulham, Tottenham-Man City, West Brom-Stoke dhe kryendeshja Manchester United-Arsenal.